Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndodhet për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Spanjës, ku u prit në një takim nga homologu i saj, ministri spanjoll i Mbrojtjes, Pedro Morenés Eulate.
Temat kryesore të diskutimit mes dy homologëve ishin bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, zhvillimet në rajon, si dhe zhvillimet në lidhje me politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes në kufijtë lindore e jugorë të Aleancës, siç raporton ATSH.
Kjo vizitë vjen pasi në Katalonja u zhvilluan zgjedhjet.
Duhet theksuar që Spanja është një ndër shtetet që nuk e ka njohur akoma pavarësinë e Kosovës. Pra që nuk ka pranuar ndryshimin e kufijve të Ballkanit - për arsyet e veta të brendshme.
Arsyet mund të jenë të ndryshme por më evidentja është se një pjesë e mirë e baskëve duan të shkëputen nga Spanja, po ashtu edhe në Katalonjë njerëzit duan të shkëputen, Një shembull i freskët ishin zgjedhjet e zhvilluara këto ditë, ku partitë pro ndarjes nga Spanja fituan shumicën dërrmuese të ndenjësve të kuvendit katalonjas.