Francë - Anijet luftarake të destinuara për Rusinë i shiten Egjiptit

Francë - Anijet luftarake të destinuara për Rusinë i shiten Egjiptit
Ilustrim

Egjipti do të blejë dy anijet luftarake të tipit ”Mistral” që Franca fillimisht do t’ia shiste Rusisë, para se marrëveshja të anulohej për shkak të impikimit të Rusisë në krizën ukrainase, njoftoi sot presidenca franceze.

“Presidenti François Hollande bisedoi me presidentin Abdel Fattah al-Sissi mbi parimet dhe modalitetet e blerjes nga ana e Egjiptit të dy luftanijeve të llojit ‘Mistral”, njoftoi Elyse-ja në një komunikatë.

Por vlera e këtij operacioni ende nuk është komunikuar.

Asambleja Kombëtare ki’shte miratuar më 17 shtator, pavarësisht vlerës financiare për Francën, anulimin e kësaj marrëveshje me Rusinë për shkak të implikimit të saj në krizën ukrainase.  
Previous Post Next Post