Filmi shqiptar “Bota” është nominuar në kategorinë për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.
“Filmi i skenaristes Iris Elezi, e cila është edhe regjisore së bashku me bashkëshortin e saj të lindur në SHBA, Thomas Logoreci, end të kaluarën dhe të tashmen në një histori të fuqishme dashurie dhe atraksioni”, shkruan portali i Hollywood-it.
“Ngjarja zhvillohet në një humbëtirë e përdorur për të izoluar kundërshtarët e regjimit komunist”, shton portali, transmeton ATSH.
“Filmi trajton historinë e Benit (Artur Gorishti), një kriminel i rëndomtë dhe tip donzhuani dhe të së dashurës së tij të re dhe të bukur Nora (Fioralba Kryemadhi), e cila është edhe kamariere në lokal, në një lagje periferike të mbuluar nga plehrat, që shërben si një sfond i zymtë për një fabul të pasur dhe krijuese, që të mbeten në mendje”, thekson hollywoodreporter.com.
Filmi, i cili pati premierën absolute botërore vitin e kaluar në Festivalin “East of the West” në Karlovi Vari, fitoi çmimin e kritikës FEDEORA.
Ai ka fituar edhe një çmim special jurie në SEEFest, në Los Anxheles dhe çmimin e publikut dhe atë FIPRESCI në festivalin e filmit në Rejkjavik.
Javën e kaluar ai fitoi çmimin e filmit më të mirë me metrazh të gjatë në Festivalin e Filmit Ballkanik në Pogradec.
Tags
Kulture