Nga Clifford N Lazarus Ph.D. |
Sipas shprehjes sime, "Zemra dhe mendja do ndjekë këmbët tuaja," kur një çift hyn në një nga këto trishtime seksuale, shpesh kjo derivon në një rreth vicioz që redukton interesin për vetë seksin; kështu që aktiviteti i pakët seksual, redukton libidon, e cila lidhet me shëndetin e mirë dhe lumturinë. Ajo çfarë nevojitet është rritja gradualisht e interesit për intimitetin seksual. Por si mund të bëhet kjo? Kryesisht, pas një perjudhe inaktiviteti, rilidhja seksuale mund të duket e vështirë.
Në thelb, ekzistojnë tre mënyra për të rimarrë energjitë seksuale nga një marrëdhënje në krizë. E para, është ajo që i inkurajon çiftet "Thjeshtë, bëje!" Kështu fillon një model intimiteti seksual që mund të ndërtohet vetë sapo akulli të jetë thyer. Derisa veprimet tona ndikojnë fuqishëm mbi mënyrën e të menduarit dhe të ndjerit, thjeshtë kryerja e marrëdhënjes mund të jetë një nxitës i fuqishëm për të rritur interesin në aktivitetin seksual.
Mënyra e dytë që sugjeroj nis nga baza e marrëdhënjes. Në thelb, një marrëdhënje e thellë intime qëndron në bazamentet e një miqësie të fuqishme. Kjo mënyrë përfshin që çifti të rilidhet duke qenë si fillim miq special përmes të bërit të aktiviteteve argëtuese me interes reciprok (asgjë që ka të bëjë me seksin), si për shembull, duke dalë bashkë apo bërë gjëra të ndryshme bashkë. Në këtë mënyrë, dashuria e miqësisë mund të përsëritet, e cila çon në mënyrë të natyrshme drejt rrugës së afeksionit fizik.
Afeksioni fizik është shumë i rëndësishëm për të shprehur ndjenja pozitive dhe për të rifamiljarizuar me trupat e njëri-tjetrit. Kështu që duke prekur rregullisht me ledhati njëri-tjetrin, kjo është shumë e dobishme dhe i lehtëson gjërat që të çojnë drejt hapit tjetër. Ashtu si prekjet ledhatuese, (përqafimet, fërkimi apo mbajtja e duarve, puthjet, ecjet dorë-më-dorë etj), prekjet sentimentale janë më intime dhe përfshijnë ushqime madhështore, përkëdhelje më pasionante, përkëdhelje gjinjsh dhe vithesh, puthje më të shpeshta, kontakte gjenitale (zhveshja e avashtë e njëri-tjetrit ndërsa përfshiheni në prekje sensuale është perfekte për të ndezur zgjimin).
Dhe më në fund, vjen marrëdhënja. Duke progresuar në kontaktet sensuale, shumica e çifteve ndihen të gatshëm për aktivitetin seksual që përfshin duart, oralen, penetrimin dhe marrëdhënjen.
Metoda e tretë dhe më e mira, është afrimi. Kështu, që "Thjeshtë bëje", por gjithashtu puno edhe për të ushqyer miqësinë, duke qenë më tepër i efeksionuar demostrativisht, dhe duke u angazhuar më tepër në prekjet ledhatuese. Në këtë mënyrë ka shumë të ngjarë që energjia seksuale, ndoshta edhe pasioni, t'ju pushtojë duke bërë të angazhoheni në një aktivitet totalisht të ripërtërirë seksual.
Zhytuni sërish në marrëdhënje pavarësisht se sa kohë ka kaluar nga hera e fundit. "Thjeshtë bëje", sepse mënyra se si veprojmë nxit mënyrën se si mendojmë dhe se si ndjehemi. Duke vepruar seksualisht, nxiten mendimet dhe ndjenjat seksuale./Psychologytoday/