Shumë njerëz janë lënduar në Kanada nga publikimi i emrave dhe emaileve të llogarisë së tyre në "Ashley Madison", që është një faqe ku u mundëson individëve lidhje jashtëmartesore.
Ndërsa disa persona e kanë hedhur në gjyq "Ashley Madison" për publikimin e të dhënave, dy burra të tjerë kanë zjedhur rrugën e vetëvrasjes.
Policia e Kanadasë thekson se beson që burrat kanë kryer vetëvrasje për shkak se u zbuluar se emrat e tyre kishin lidhje me "Ashley Madison".
Në një konferencë për shtyp ditën e Hënë, pocilia konfirmoi se një person kishte kryer vetëvrasje pasi u zbulua se kishte përdorur një faqe interneti për lidhje jashtëmartesore.
Një tjetër person, kapiteni Michael Gorhum në SHBA, i cili kishte shërbyer për 25 vjet rresht në departamentin e policisë së San Antonios, kreu gjithashtu vetëvrasje pasi emri i tij doli në shesh, i cili përdorte rregullisht faqen "Ashley Madison".
Policia e Torontos, paralajmëroi se këto janë raste ku njerëz tentojnë të marrin para përmes shantazhit nga klientët e "Ashley Medison", të cilët po përpiqen dëshpërimisht të parandalojnë ekspozimin e identitetit të tyre.
Kompania mëmë e këtij uebsajti, Avid Life Media Inc., ofron 500,000 dollarë amerikan për ata që do jenë në gjendje të kapin hakerat.
Tags
E çuditshme