(Video) Gjenerali Shqiptarë Rrëzon me Kallash Avionin serb në Kroaci


Kroacia sapo ka përfunduar festimet e 20 vjetorit të aksionit ushtarak “Olluja” (Stuhia) datë e cila po ashtu shënon edhe shpalljen e pavarësisë së shtetit kroat, përveç çlirimit të territorit nga ish-Jugosllavia.

Në luftën e Kroacisë kontribut të madh kanë dhënë edhe disa ushtarë shqiptarë, pjesa më e madhe nga Kosova. E një nga ta është edhe gjenerali nga Vushtrria, Rrahim Ademi.


Ademi njihet si një nga njerëzit kryesorë të aksionit ushtarak “Stuhia” të Kninit në gusht të 1995’ës, bashkë me Franjo Tudjman, Gojko Susak, Ante Gotovina etj., shkruan Express.

Gjenerali shqiptar mbahet mend edhe për një nga skenat më të famshme të luftës kroate për pavarësi.

Ai kishte qëlluar me armë nga toka duke rrëzuar një nga dy aeroplanët ushtarakë serbë (JNA Jastreb J-21 l) të cilët qëndronin mbi qytetin dalmat të Shibenikut.

Ngjarja ka ndodhur me 21 shtator 1991 dhe e gjitha ishte filmuar nga kameramani kroat, Ivica Bilan.

Këto pamje vazhdojnë të shfaqen në Kroaci sa herë që kujtohet lufta e tyre për pavarësi dhe çlirim dhe konsiderohen si miti i pathyeshmërisë ushtarake ndaj serbëve.

Ndryshe, Rrahim Ademi në vitin 2001 ishte dorëzuar në Tribunalin e Hagës si i dyshuar për krime lufte, duke u lënë të mbrohet në liri 6 muaj pas dorëzimit.

Pas pak kohësh lënda e tij u la në dorë të drejtësisë kroate e cila e shpalli të pafajshëm me 30 maj 2008.
Previous Post Next Post