Samiti i Vjenës që do zhvillohet më 27 Gusht, do paraprihet nga një miqësore futbolli.
Serbja “Tanjug” zbulon se bëhet fjalë për një ndeshje, e cila do të luhet mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, mes dy ekipeve: Bashkimi Europian i ardhshëm dhe Bashkimi Europian.
Sipas gazetës, me skuadrën BE e ardhshme do të luajnë Kryministri shqiptar, Edi Rama, ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ministri i Jashtëm malazez, Igor Lukshic, homologu i tij maqedonas Nikola Popovski, ministri i Jashtëm boshnjak, Crnadak, ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ministri ynë i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe sekretari i procesit të bashkëpunimit rajonal, Goran Svilanoviç.
Në ekipin e BE-së, do të jetë pjesëmarrës kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz. Arbitri i ndjeshjes do të jetë Komisioneri Europian, Johanes Hahn.
Samiti i Vjenës do të zhvillohet në vijimësi të procesit të Berlinit, i iniciuar nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.
The post Rama dhe Vuçiç, në një ekip futbolli appeared first on Fuqia e ndryshimit mediatik, zëri i atdheut dhe i patriotizmit shqiptar Nacional Albania.
Tags
Ballkani