Në shtator parashikohet të nisë projekti për mbështetjen e kredidhënies në sektorin e bujqësisë, me fondet e BERZH-it. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe kreu i zyrës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Tiranë, Christoph Denk nënshkruan këtë fundjavë marrëveshjen për mbështetjen e kredidhënies në sektorin e bujqësisë.
Projekti do të zgjasë për një periudhë 3-vjeçare. Shqipëria ka potenciale të mëdha dhe të pashfrytëzuara në fushën e agrobiznesit. Por fragmentimi, informaliteti dhe aksesi i limituar në financim, përbëjnë pengesë për realizimin e këtyre potencialeve. Së bashku me autoritetet shqiptare, BERZH po zhvillon një facilitet të ri për mbështetjen e agrobiznesit shqiptar, me qëllim lehtësimin e financimit ndaj një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë vendase.
“BERZH do të aktivizojë këtë instrument nëpërmjet bankave lokale si dhe institucioneve jo-banka në formën e kredidhënies ose duke ndarë riskun me këto banka në nivel portofoli kredish në sektorin e agrobiznesit. Ky facilitet do të mbështetet nga fonde të lëvruara nga qeveria shqiptare për të mbuluar humbjet e para. Kjo letër interesi pohon dëshirën tonë për të zhvilluar këtë produkt së bashku me qeverine shqiptare”, u shpreh Christoph Denk, drejtori i zyrës së BERZH në Tiranë.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka mbështetur rreth 70 projekte të ndryshme në Shqipëri që nga viti 1992. Investimi total i kësaj banke në vendin tonë arrin në 1 miliard euro.