Ndonjëherë, thellë brenda nesh jemi të ndërgjegjshëm se zgjedhja e radhës që mund të bëjmë, nuk do jetë e duhura. Por sërish, në vend që të ndryshojmë drejtim, shfajësohemi duke u justifikuar për atë që do bëjmë. Në vend që ta ndalojmë veten të marrë drejtimin e gabuar, - apo të pranojmë që kemi bërë gabim - mbrohemi duke modifikuar mënyrën tonë të të sjellurit. Çdo njeri sillet në mënyrë impulsive, jepet pas kënaqësive të çastit, ose ndonjëherë nuk i kushton rëndësi rreziqeve. Kur dikush bën ndonjë nga këto gjëra, mund të përdorë një nga këto deklarata për të shfajësuar zgjedhjen e keqe që ka bërë:
1. "Meritoj të jem i/e lumtur"
Qoftë kur dikush i shkel syrin dikujt që listohet për të në vendin e fundit sa i përket interesit erotik, apo kur një këshillues biznesi paralajmëron një klient që të mos marrë më borxhe, dëgjuesi i pavëmendshëm dhe ngurues do të përgjigjej: "Por, meritoj të jem i/e lumtur!" Sigurisht që ju e keni të drejtën të ndiqni një stil jetese të shëndetshëm e të lumtur, por bërja e kësaj deklarate ju shpie në atë kategori njerëzish, të cilët e sabotojnë lumturinë e tyre afatgjatë.
Kur të jeni duke pyetur veten se meritoni të jeni të lumtur, sigurohuni të mos gjurmoni ndjenjat fluturake të lumturisë. Mbajini në mendje vlerat dhe synimet tuaja, për të parandaluar veten tuaj që të shkëmbejë kënaqësinë monetare me përmbushjen afatgjatë.
2. "Më parë do të lypja falje se të kërkoja leje"
Kur jemi pranë thyerjes së rregullave për një qëllim, ose kur shtyjmë kufijtë pak më larg, kjo lloj mendësie bëhet joshëse për t'u mbartur edhe më tej. Por nëse besoni me të vërtetë se po bëni më të mirën tuaj, përse duhet të kërkoni të falur? Kjo është një mënyrë agresive-pasive për të shmangur përballjen.
Përpara se të ecni përpara, mendojini plotësisht pasojat potenciale të sjelljes suaj, përfshirë edhe se si mund të dëmtohet një marrëdhënje, çfarëdoqoftë ajo. Nëse besoni fuqishëm në diçka, ecni me besim të plotë përpara, në mënyrë që të mos keni nevojë të kërkoni të falur më tej.
3. "Kemi vetëm një jetë për të jetuar" ose "Një herë vdes njeriu"
Ironikisht, kjo shprehje thuhet pikërisht, më parë se dikush të vërë jetën e tij në rrezik: "Do të hidhemi me të vërtetë në ujë nga ky shkëmb?" Përdoret gjithashtu për të justifikaur kënaqësinë e momentit: "Mund të ha edhe një copë tjetër torte? Një herë vdes njeriu."
Një jetë e pasur dhe e përmbushur, kërkon një ekujlibër delikat mes rrezikut dhe përfitimeve afatgjata. Përllogarisni rrezikun dhe konsideroni se si kjo mënyrë e të menduarit do t'ju dëtmtonte për një perjudhë afatgjatë.
4. "Jam njeri i ndershëm"
Ndonjëherë, kur na quajnë të pa kulturuar apo na flasin ashpër, njerëzit mendojnë se ndjeshmëria dhe mënyra e tyre e sjelljes vjen nga dëshira e tyre për të qenë të sinqertë. Por e vërteta lëndon ndonjëherë. Nuk është e nevojshme për të qenë të ashpër. Ndershmëria nuk duhet të vijë duke sakrifikuar ndjenjat e dikujt.
Përpara se të shprehni kritikën apo të reagoni negativisht, ekujlibroni dëshirën tuaj me të drejtën e personit tjetër që ka për t'u trajtuar me respekt. Qoftë kur jeni duke maskuar jo sinqeritetin tuaj përmes intimidimit të dikujt, ose kur shfaqni inat, mënyra juaj e pahijshme e të sjellurit flet më shumë për karakterin tuaj, se sa ju pretendoni se flisni për moral të lartë.
5. "Nuk më bëhet vonë çfarë thonë të tjerët"
Ndërsa tentativa për të kënaqur gjithkënd është e shëndetshme, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të keni kujdes në atë se çfarë mendojnë të tjerët. Të pasurit plotësisht neveri për ndjenjat e dikujt, kjo zakonisht është një tregues i çrregullimit të personalitetit. E vërteta është se duhet të kujdesemi me patjetër që t'i kushtojmë vëmendje të tjerëve.
Ndërsa nuk është e nevojshme të bëni një sondazh që të siguroheni se njerëzit e dashur për ju janë plotësisht dakord me vendimet tuaja, nëse disa nga ta shprehin shqetësime për vendimet tuaja, është e nevojshme t'i dëgjoni. Lërini mënjanë pajimet mbrojtëse dhe dëgjojini për rreziqet e mundshme që mund t'ju ndodhin në të ardhmen, të cilat mund t'ju kenë shpëtuar.Psychology Today/.
Tags
psikologji