Kina dhe Rusia nisin të stërviten ushtarakisht së bashku


Rusia dhe Kina kanë nisur stërvitjet e përbashkëta detare dhe ajrore të mbrojtjes në Detin e Japonisë.

Ushtria ruse theksoi sot në një deklaratë publike se stërvitjet do të zgjasin deri më 28 gusht.

Në këto stërvitje përfshihen 22 anije ushtarake, mbi 20 avion dhe më shumë se 500 ushtarë nga të dyja vendet.


Stërvitjet janë duke u mbajtur në Gjirin Peter, që gjendet në një vend strategjik në Lindjen e Largët, pranë qytetit-port të Vladivostokut në Rusi dhe në Detin e Japonisë.
Previous Post Next Post