Në Shqipëri vazhdojnë debatet për ligjin e ri për Arsimin e Lartë i cili miratua pas mesnatës së djeshme me votat e shumicës së majtë. Kryetari i opozitës Lulzim Basha paralajmëroi sot një aksion për të penguar hyrjn e tij në fuqi, që nga ndërhyrja pranë presidentit deri të ankimimi në Gjykatën kushtetuese. Por nga ana e tij kryeministri Edi Rama tha se ligji përfaqëson një reformë revolucionarizuese të sistemit të lartë arsimor në vend.

Seanca maratonë e mbrëmjes së djeshme në parlament dhe debatet e zjarrta mes shumicës dhe opozitës, nuk kanë mjaftuar për të zbutur zhurmën e madhe që ka shkaktuar ligji për arsimin e lartë. Përkundrazi. Edhe sot vijuan replikat në distancë mes palëve. Opozita organizoi një tjetër takim për pedagogë të universiteteve. Kryetari i saj Lulzim Basha e përkufizoi ligjin si “shkatërrimtar për arsimin, një ligj që pamundëson studimet e larta për ata që nuk kanë mjete financiare për të paguar tarifa universitare më të larta, sesa i gjithë rajoni, si vlerë absolute dhe, pesë deri 25 herë më të larta si vlerë relative në raport me fuqinë blerëse të shqiptarëve, sesa Bashkimi Evropian. Nga ana tjetër, cilësia universitare premton të shkojë prapa dekada të tëra, përmes shkatërrimit të autonomisë vendimmarrëse të universiteteve, goditjes në themel të cilësisë së mësimdhënies së pedagogëve, klientelizmit dhe kapjes politike të trupës pedagogjike dhe akademike, përmes bordeve të komisarëve të emëruar nga kryeministri”.
Por për kryeministrin Edi Rama e vërteta është krejt tjetër: “Ligji garanton konkurrencë, vlerësim të meritës dhe që asnjë i ri apo e re, që ka dëshirë të ndjekë universitetin dhe e meriton, të mos pengohet nga varfëria në familje sepse është shteti që do të mbështesë të gjithë fëmijët e shtresës së varfër kur ata e dëshirojnë dhe janë të aftë të shpalosin talentet dhe dhuntitë e tyre”.
Sipas zotit Rama ligji është mishërim i një reforme revolucionarizuese e cila sipas tij do t’i japë fund më shumë se 20 viteve degradim, kaos e korrupsion: “Ligji është garanci për prindërit se kursimet e tyre nuk do të shkojnë më dëm, sic kanë shkuar për vite të tëra rëndom duke ju grabitur ëndrrën më të madhe të jetës së tyre të shohin fëmijën të diplomuar realisht dhe të punësuar në bazë të diplomës dhe mundimet e të rinjve nuk do të shkojnë më dëm kur në fund të rrugëtimit të tyre akademik janë kthyer në të papunë dhe me një diplomë pa asnjë vlerë”
Por opozita është e vendosur të bëjë cdo përpjekje për të penguar hyrjen në fuqi të ligjit të ri. Zoti Basha premtoi “një aksion masiv institucional me të gjitha instancat që kanë në dorë për të bërë diçka për të ndaluar këtë ligj. Që nga Presidenti i Republikës, Gjykata kushtetuese, ku opozita, Partia demokratike do të jenë në mbështetje të plotë të aksionit të pedagogëve, të studentëve, të cilët kanë një plan të qartë veprimi”.
Ligji i ri, i cili është kundërshtuar dhe nga një pjesë e pedagogëve dhe studentëve, do të nisë nga zbatimi vitin e ardhshëm akademik, në mënyrë që gjatë këtij harku kohor të përgatiten dhe të gjitha aktet e tjera nënligjore./voa/