6 Shenja që Tregojnë se Keni Gjetur "Shpirtin Binjak"

6 Shenja që Tregojnë se Keni Gjetur "Shpirtin Binjak"
 Cassius Methyl
 E dini që ekziston një mënyrë e provueshme për të përcaktuar nëse një person mund të bëhet shpirti ytë binjak? Megjithëse koncepti "shpirt binjak" është relativ dhe subjektiv, shpirtërat binjak karakterizohen gjithmonë nga lidhje të forta astrologjike. Grafikët tuaj dhe të partnerit mund të jenë tregues që parashikojnë se sa e fortë do jetë marrëdhënja juaj.

Një aspekt i tillë është lidhja Nyjore Veri/Jug - që është një tregues i dashurisë së vërtetë. Për shembull, Dielli juaj mund të ndërthuret me Nyjen Veriore të partnerit tuaj.

"Sinastri" është arti astrologjik i krahasimit të dy ditëlindjeve për të parë se si lidhen ato - analiza e dy shpirtërave, dhe çfarë këndesh astrologjik formohen midis dy grafikëve. Sinastria është analiza e tërheqjes energjike midis dy shpirtërave.

Këto kënde sinastrik ndërthuren shpesh mes shpirtërave binjak. Të gjithë çiftet me lidhje afatgjata kanë një formë lidhjeje të fortë astrologjike; nuk ekzistojnë shpirtërat binjak pa një lidhje të fortë astrologjike.

Nyjet e Hënës


Nyjet e Hënës

Nyja Veriore e Hënës është një pikë e lashtë astrologjike që përdorej për të gjetur me saktësi fatin e një personi - një ndër pjesët më të rëndësishme të grafikut tuaj. Nyja Jugore përfaqëson fëmijërinë, dhe në Astrologjinë Karmike (kjo lloj astrologjie praktikohet nga disa astrologë që besojnë në konceptin e rimishërimit, por që nuk ka lidhje me fenë indiane), "jetët e shkuara".

Dy njerëz që ndjejnë se kanë pasur lidhje në jetët e shkura, kanë shumë shpesh lidhje të Nyjes Jugore. Anëtarët e familjes ndajnë shpesh lidhje të Nyjes Veriore.

Për shembull, motra ime e vogël lindi kur unë isha 10 vjeç - Nyja e saj Veroore është ekzaktësisht në Nyjen Jugore timen, në gradën e dhjetë të këndit, në Dash 19.13 gradë dhe sërish Dash 19.21 gradë. Nyja Veriore e mamasë sime është Luan 20 gradë, ekzaktësisht në Hënën time, dhe Nyja Veriore e babait tim është 15 gradë Ujor, ekzaktësisht aty ku është Dielli im.

NN është pika ku Hëna kalon planin ekliptik, planin e të gjithë planeteve, në çdo kohë të muajit. Pozicioni NN ndryshon shenjë për çdo vit dhe bën gjysmë progresi në të kundërt përmes zodiakut (një zodiak është një ndarje 30 gradëshe e gjerësisë qiellore, që është e qendërzuar në ekliptik, në rrugën e dukshme të diellit rreth sferës qiellore përgjatë një viti); që do të thotë se për çdo 18 vjet, çdo person përjeton një rikthim të Nyjes Veriore.

Në vijim po ju paraqesim 6 nyjet universale arkeologjike që tregojnës se keni gjetur shpirtin tuaj binjak:

Lidhjet e Nyjes Jugore

Lidhjet e Nyjes Jugore përfshijnë jetët e shkuara dhe tendencat e fëmijërisë, ndërsa Lidhjet e Nyjeve Veriore përfshijnë fatin në këtë jetë.

Ndonjëherë të dashuruarit ndjehen të lidhur në një mënyrë, sikur ta njihnin njëri-tjetrin në rimishërimet e kaluara.

Kjo shpjegohet me lidhjet e Nyjes Jugore - një kënd mes planetit të një personi dhe Nyjes Jugore të të dashurës.

2. Lidhjet e Nyjes Veriore



Lidhjet e Nyjes Veriore bëjnë që dy të dashuruar të punojnë shumë me njëri-tjetrin për të avancuar në jetë.
Me lidhjen e Nyjes Veriore ose këndet, dy të dashuruarit avancojnë së bashku në jetë dhe qëndrojnë produktiv së bashku; ndihmojnë njëri-tjetrin për të pasur sukses dhe nxisin gjithmonë njëri-tjetrin për progres.

Lidhjet e Nyjes Veriore i nxisin të dy me pasion drejt fatit të tyre, dhe dashuria është e ndërtuar rreth një vlerësimi të përbshkët për fatin.

3. Lidhjet e Plutonit


3. Lidhjet e Plutonit
Me Plutonin e një personi në aspektin e planeteve të të dashuruarve të tyre, dashuria është e mbushur me intensitet. Nëse është një aspekt pozitiv, Plutoni do t'i bëjë të dashurit të pandashëm, të pazotë të largohen nga njëri-tjetri.

Lidhjet pes plutonit dhe Nyjes Veriore/Jugore, janë nga lidhjet më intensive që të dashurit mund të kenë përjetuar.




4. Lidhjet e Afërditës



Afërdita citohet jashtëzakonisht shumë kur vjen puna për dashuri.

Ndërsa Nyjet udhëheqin fatin dhe janë treguesi më i besueshëm i një shpirti binjak, Afërdita sinjalizon kur të dashuruarit janë nl anën e kënaqësisë së dashurisë.

Lidhjet e Afërditës kanë të bëjnë kryesisht me pasionin, dashurinë fizike dhe vlerësimin e përbashkët të kënaqësisë.

5. Lidhjet Diell/Hënë

Një aspekt i thjeshtë si ai i trinës së Diellit tuaj, diell i të dashurit/ës do të bënte një ndryshim të madh në të qëndruarit bashkë. Me këto lidhje, qenja juaj thelbësore dhe identiteti juaj është i pajtueshëm me atë të identitetit thelbësorë të të dashurit/ës, dhe të dy do ndiheni jashtëzakonisht vetvetja së bashku.

6. Lidhjet Neptun/Uran



Me lidhjet e Neptunit apo të Uranit, të dashuruarit janë të lidhur përmes imagjinatës, pasionit ideologjik; ideologjisë së përbashkët dhe spiritualitetit. Edhe miqtë mund t'i kenë këto aspekte.

Si konkluzion, mund të themi se shenjat astrologjike luajnë një rol të madh në përcaktimin e nivelit të lidhjes mes dy personave. Çdo gjë, që nga mënyra si silleni me njëri-tjetrin e tek pajtueshmëria seksuale, të gjitha mund të varen gjerësisht nga grafikët astrologjik. Nyjet e Hënës janë treguesit më të rëndësishëm të lidhjes mes shpirtërash binjak. Ju sugjeroj fort të mësoni se si të lexoni grafikët sinastrik, dhe t'i përdorni me mençuri njohuritë e përftuara.
Previous Post Next Post