Vritet shqiptari i parë që luftoi kundër ISIS


Gjatë luftimeve në radhët e kryengritësve kurdë kundër ISIS-it, është vrarë Refik Horozi, 60 vjeç, me prejardhje nga Prishtina, i cili është edhe shqiptari i parë që luftonte kundër Shtetit Islamik (ISIS) në Siri.

Horozi, i ishte bashkuar rebelëve kurdë (YPG) prej 15 shtatorit të 2014, për të luftuar padrejtësitë dhe masakrat e ISIS. Mediat kurde i kane kushtuar një vemendje të veçantë 60 vjeçarit, që pavarsisht moshës ka qenë një nga luftëtarët më besnikë të forcava YPG në Siri.

Vincent Tejest i ka siguruar Lapsi.al nje fotografi që tregon luftëtarin shqiptar Horozi në veri të Sirisë, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme gjatë luftimeve në Kobani.

Sipas deshmive, Horozi ishte një nga luftëtarët më të përkushtuar dhe ka qendruar në front në momentet më të veshtira gjatë luftimeve në Kobani. Rrethimi i Kobanit u nis nga militantë të Shtetit Islamik më 13 shtator 2014 për të çliruar rajonin dhe qytetini e Kobanit, që ndodhet në veri të Sirisë afer kufirit me Turqinë, transmeton Lapsi.al

Me 2 tetor 2014, ISIS pushtoi me sukses 350 fshatra dhe qytete kurdë afer Kobanit, duke sjellë një shperngulje të rreth 400,000 kurdëve drejt Turqisë. Në momentin më kritik për forcat kurde, rreth 60% të qytetit u pushtua nga ISIS, por bombardimet e NATO-s dhe përforcime të forcave kurde nga Iraku bëri që kurdët të rimarrin sërish nën kontroll rajonin.

Sipas luftëtarit shqiptar me nënshtetësi turke, por me origjinë nga Prishtina, vazhdon të ishte deri në momente te fundit të jetës se tij pjesë e luftimëve në Siri. Horozi lindi në Sinop, një qytet në veri të Turqisë, ku prinderit e tij u shpërngulën nga Kosova. Por Rifat Horozi është krenar për origjinën e tij dhe në çdo interviste që ka dhënë, ai prezanton vetën si nje luftëtar./nacional/
Previous Post Next Post