Qeveria e Tunizisë ka paralajmëruar sot se do mbyllë 80 xhami, të cilat nuk janë nën kontrollin të qeverisë, një ditë pasi një person i armatosur i vrau 39 vetë në një vendpushim bregdetare në këtë vend.
Kryeministri i Tunizisë, Habib Essid, ka akuzuar xhamitë se e kanë nxitur dhunën dhe theksoi se brenda një jave ato do të mbyllen nga ministria e brendshme. Sulmi i djeshëm ishte i dyti vdekjeprurës në këtë vend, kundër turistëve këtë vit.
Në të parin, që ndodhi në Mars të këtij viti, u vranë 22 vetë në muzeun Bardo në kryeqytetin Tuniz./rel/.
Tags
bota