Shtrëngohen masat për ushtrimin e aktiviteteve në plazhet publike

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit ka forcuar masat për ushtrimin e aktivitetit në plazhet publike.

MZHETTS-s i ka paraqitur Këshillit të Ministrave disa ndryshime në ligjin “Për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme në thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore”, të ndryshuar”.


Përmes ndryshimeve të propozuara nga ministria e Ekonomisë e Turizmit dhe të miratuara nga Këshilli i Ministrave, “Plazhi publik” përcaktohet si pronë ekskluzive e shtetit, e hapur për përdorim publik me ose pa autorizim të pushtetit vendor në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi dh që ofron mjete minimale për përdorim me kushtet e sigurisë dhe higjenës. Në vendimin e mëparshëm “Plazh publik”, përcaktoheshin ato zona të plazheve, që janë të autorizuara e të hapura për përdorim publik dhe që ofrojnë mjete minimale për përdorim me kushtet e sigurisë dhe higjienës.

Ndërsa vendimi përcakton si “Plazh i autorizuar” ato zona që janë të autorizuara e të hapura për përdorim publik dhe që ofrojnë mjete minimale për përdorim me kushtet e sigurisë dhe të higjenës.
Por vendimi i qeverisë sanksionon se nuk mund të ketë shërbim restoranti në stacionet e plazhit.
“Njësia stacion plazhi nuk mund të ofrojë shërbim restoranti apo diskoje”, thuhet në vendim.

Po ashtu, pëmes p/ligjit sanksionohet edhe përdorimi i rrugës së kalimit. “Asnjë subjekt privat nuk mund të ndalojë apo kufizojë në asnjë formëdhe në asnjë kohë kalimin e publikut në rrugët që lidhin rrugën publike me plazhin publik. Subjektet pronarë të pronës pranë plazhit publik kanë detyrimin për t krijuar kushtet e kalimit lirisht të publikut dhe moscënimin në ndonjë formë të kësaj të drejte. Në rastin e bllokimit të rrugëve ekzistuese nga subjektet mbajtëse të titullit të ligjshëm të pronësisë së pronës pranë plazhit piblik apo ]do subjekt tjetër pretendues, të meren masa të menjëhershme për lirimin e këtyre rrugëve vullnetarisht nga këto subjekte ose të ndërtimit të rrugëve të reja me parametrat e duhur për të mundësuar aksesin e publikut në plazh”.

Në rast konstatimi të mospërmbushjes së kritereve të parashikuara në këtë vendim nga ana e subjektit që ushtron aktivitetin e stacionit të plazhit,  AKB ka të drejtë të kërkojë anullimin e kontratës së lidhur dhe të autorizimit të marrë nga subjekti për ushtrimin e aktivitet stacion plazhi. Po ashtu subjektit nuk i lejohet të kryejë gërmime në hapësirën e plazhit të marrë në përdorim për ushtrimin e aktivitetit ‘stacion plazhi’.

Subjekti i autorizuar për të ushtruar këtë aktivitet nuk mund të kryejë punime të tilla si gërmime, depozitime intertesh, ndërtim platformash betoni dhe strukturash të ngjashme, të cilat nuk janë sezonale.
Vendimi pritet të kalojë për shqyrtim në Komisionet parlamentare të Kuvendit dhe më pas në seancën plenare.
Previous Post Next Post