7 Tipare të Mendimtarit të Lirë

7 Tipare të Mendimtarit të Lirë

 Të gjithë kanë njëfarë admirimi për mendimtarët e lirë, të cilët janë disa hapa më përpara se shoqëria e kohës ku jetojnë. Admirohen për shpirtin e lirë, kurajën dhe dëshirën për të folur sipas mendjes së tyre, pa pasur frikë se mos etiketohen nga shoqëria si jokonformistë apo gjëra të tjera.

Në fakt, e vërteta, nuk përbën asnjëherë rrezik për një mendimtarë të lirë. Mendimtarët e lirë frymojnë dhe lulëzojnë në periferi të shoqërisë, ku ndërthuret komformizmi me kaosin. Nëse dëshironi të jeni një mendimtarë i lirë, përqafoni kaosin, risinë, ndryshimin e vazhdueshëm dhe largojuni komformizmit. Mendimtarët e lirë jetojnë në tehun e shkatërrimit të shoqërisë. Ata jetojnë në teh, larg nga anestezia e gjendjes normale dhe kontrollit të institucionalizuar.

Ata nuk mund të zihen në kurth nga muret e ngurtë të dominimit mbarëbotërorë. Nuk kanë frikë nga ndryshimi, varfëria dhe teoritë konspirative. Nëse dëshironi të bëheni një mendimtarë i lirë dhe një agjent ndryshimi dhe risishë, është e rëndësishme të jeni në dijeni të disa gjërave, që po i paraqesim në vijim.

1. Kreativiteti është e drejta juaj që ditën kur keni lindur
Mendimtarët tipik të lirë, si artistët dhe bohemët, janë të ndryshëm nga pjesa tjetër e shoqërisë. Të gjithë jemi të pajisur me dhuratën e kretivitetit. Shkollimi dhe edukimi, na ka devijuar me sukses nga gjendja jonë natyrore. Na ka reduktuar në mekanistik dhe në imazhe të reduktuara të njerëzimit. Sistemi shkollorë është i dizenjuar për të bërë që njerëzit të mendojnë brenda të njëjtave parametra - nga ato parametra që dominojnë pikpamjen e kulturës dhe shoqërisë.

Studentët dekurajohen për të menduar lirshëm, jashtë këtyre parametrave. Ata thjeshtë duhet të ndjekin kurrikulat, shkollat e larta dhe praktikisht të bëhen pjesë e fuqisë puntore.

Të menduarit lirshëm është nje e drejtë e lindur dhe e pamohueshme e çdo njeriu . Konformizmi na ka mësuar se si ta heqim nga mendja këtë të drejë bazike, madje pa e kuptuar ne, pa qenë në dijeni se nga çfarë të drejte bazike po na largojnë.

2. Bëni kujdes nga të menduarit në grup dhe morali i turmës

Bëni kujdes nga të menduarit në grup dhe morali i turmë
Të menduarit në grup, është armiku i heshtur i një mendimtari të lirë, kur në mënyrë të ndërgjegjshme ndjekim ritmin e turmës.Emocionet, ndjenjat dhe idetë mund të jenë jashtëzakonisht infektuese. Po kështu është edhe vetë proçesi i të menduarit. Është krejtësisht e lehtë të ndjekësh linjën e të menduarit të miqve dhe të autoriteteve. Por kështu biem viktimë e të menduarit në grup, dhe humbasim fuqinë për të pretenduar origjinalitetin e mendjes sonë.

Përtej të menduarit, ne i gjiykojmë ngjarjet si të drejta apo të gabvuara, bazuar në moralin e turmës. I nënshtrohemi moralit të turmës dhe ndjehemi si turma për një çështje. Morali është një ide jashtëzakonisht e debatueshme filozofikisht, por përfundimi i shkurtër i tij është se, moraliteti e redukton fuqinë tonë për të qenë mendjelirë dhe njerëz të përgjegjshëm.

3. Perspektiva është çelësi

Mendimtarët e lirë e dinë fuqinë e perspektivës. Perspektiva ndryshon gjithçka. Madje edhe pikpamet dhe besimet më të fuqishme mund të ndryshojnë, kur arrihet një perspektivë e re. Ajo që shihet si një humbje, mund të shihet si një mundësi, thjeshtë duke ndryshuar perspektivën. Fatkeqësia mund të kthehet në një mundësi për të mësuar; problemet mund të transformohen në zgjidhje; ajo që duket si dështim nga një perspektivë, mund të shihet si një sukses nga një tjetër perspektivë.

Kur mendoni lirshëm, e dini që ekziston përherë më shumë se një perspektivë në një situatë të caktuar. Thjeshtë duhet t'i shihni gjërat nga një tjetër këndvështrim.

Ne të gjithë jemi dritare në një ndërtesë të veçantë duke parë një kopësht të brendshëm. Perspektiva nga dritarja ime është e ndryshme nga ajo e të tjerëve. Kështu që nëse dëshiroj të kemë një panoramë më të mirë të kopshtit, më duhet ta shoh nga një tjetër dritare.

4. Njohuritë janë ushqim


Konservatorët, autoritarët, diktatorët, fetë apo liderët fetarë dhe strukturat institucionale, u rezistojnë me forcë ndryshimeve, për shkak se besojnë që njohuritë e tyre janë absolute. Madje edhe shkenca ka rënë në gracka përgjatë kohërave. Ajo çfarë mendojmë se dimë sot, do ndryshojë në mënyrë dramatike në një të nesërme. Mendimtarët e lirë u largohen organizatave apo individëve që mendojnë se dinë diçka, apo më keq, se dinë gjithçka. Ata janë plotësisht të vetëdijshëm se nuk e kemi gjetur akoma çelësin, pavarësisht se sa përpara po avancojmë në dije për botën, jetën dhe universin.

5. Shkatërrimi i "flluskës së kohës"

Mendimtarët e lirë, kryesisht ata vizionarë, e kanë "plasur" flluskën e kohës. Ata e dinë që ne, e shohim botën nga narrativa e kohëve tona. Kjo narrativë ndryshon përgjatë dekadave dhe shekujve, por ne akoma e limitojmë veten duke e parë këtë "kohë-flluskë" vetëm nga narrativa e kohës ku po jetojmë. Inovatorët më të mëdhenj, futuristët dhe mendimtarët vizionarë, shohin përtej kësaj narrative. Ata e "dërrmojnë" flluskën e kohës dhe çajnë përpara kohës së tyre.

6. Kundërshtimi i presionit institucional

Në shoqëri luajnë dy forca madhore. Njëra është kontrolli nga lart-poshtë, i cili përçohet në mënyrë hijerarkike përmes institucioneve. Dhe tjetra është forca e ndryshimit, risisë dhe inovacionit, të cilat ndërtohen nga poshtë lart nga individët, dhe pranohen gradualisht dhe me ngadalë nga struktura gjithnjë e më të mëdha shoqërore. Një ide e "çmendur" inovative e një mendimtari të lirë, mund të merret nga dikush me influencë dhe mund të shpërndahet si një virus, deri sa të bëhet normë. Megjithëse ky mund të duket një shembull shumë i thjeshtë, është i mjaftueshëm për të treguar mekanikën bazike të ndryshimit shoqërorë.

Mendimtarët e lirë janë ata individë që ndodhen në teh të shoqërisë, që gatuajnë ide të reja dhe shokuese. Ata refuzojnë t'i nënshtrohen presionit institucional të uniformitetit dhe kontrollit. Forcat institucionale nga lart-poshtë janë aty vetëm për të ruajtur gjendjen ekzistuese të tyre, stabilitetin e sistemit social dhe identitetin e tyre, derisa i rezistojnë risive dhe ndryshimit. Ndërsa fuqia e mendimtarit të lirë nga ana tjetër, qëndron në kundërshtimin e vazhdueshëm të presionit institucional për t'ju përulur normave dhe rregullave të pranuara nga shoqëria.

7. Perceptimi duhet të ndryshojë dhe jo të pranohet

Një tjetër mjet i fuqishëm i një mendimtari të lirë është perceptimi. Filozofët kanë debatuar ndër mirëravjeçarë për natyrën e perceptimit. Disa mendojnë që perceptimi na jep një shikim të besueshëm se si është realiteti ynë i jashtën; të tjerë argumentojnë se perceptimi ndikohet jashtzakonisht nga njohuritë dhe besimet tona. Një shembull klasik është perceptimi i ngjyrës. Ngjyra është thjeshtë një etiketim tradicional. Ajo që ju mund t'ju duket totalisht e bardhë, është vetëm një nuancë ngjyre për një eskimez që jeton në Polin e Veriut. Ato mund të ndryshojnë nga një varjetet i ngjyrave të bardha, madje kanë edhe fjalë për t'i përshkruar. Perceptimi është i ndryshëm, siç është edhe realiteti i tyre.

Mendimtarët e lirë e dinë se si rregullohet dhe limitohet perceptimi nga pikëpamja konsensuale e shikimit tonë të botës. Por gjithsesi, në realitet perceptimi duhet të fiksohet; mund të shndërrohet e të ndryshojë. Pra, nuk përbën surprizë fakti kur mendimtarët e lirë i kthehen traditave të lashta që kanë studiuar për mijëravjeçarë perceptimin përmes disiplinave të ndryshme apo aspekteve fetare. Mendimtarë të famshëm si Timothy O'Leary, Terence McKenna dhe Ram Dass, e dinë mirë këtë fuqi./Oculus News
Previous Post Next Post