Nga Whitney Anthony |
"Ndonjëherë, gënjeshtrat më të mëdha ia themi vetes," - Ally Carter.
Në fakt, ne nuk i kemi qejf gënjeshtarët. Ndihemi të ofenduar, madje edhe të xhindosur kur dikush na gënjen. Por e vërteta është se ne, e gënjejmë për çdo ditë veten tonë. Angazhohemi duke folur negativisht me vetveten, dhe në mendime që na pengojojnë të rrisim nivelin e personalitetit e të jetojmë një jetë të plotë. E meritojmë të bëjmë një jetë të plotë, të përjetojmë gjithë kënaqësinë dhe misterin e jetës. Hapi i parë drejt jetës së plotë është të qenit të ndërgjegjshëm. Nëse jemi të ndërgjegjshëm për mënyrat se si e gënjejmë veten, atëherë mund të fillojmë të përpunojmë mendimet në mënyrë produktive. Në vijim po paraqesim 10 gënjeshtra që s'duhet t'i themi më vetes, për të filluar kështu të shijuarit e jetës së plotë, e jetës së destinacionit tonë të vërtetë.
1. E shkuara do të më ndjekë gjithmonë
Jo, nuk jeni të dënuar të shpenzoni jetën dëshpërimisht duke kërkuar dashuri nga çdokush që mund t'ua ofrojë, për shkak se prindërit nuk ua ofruan kurrë. Gjëja më e rëndësishme që mund të bëhet në këtë moment është, një hap i madh drejt ndryshimit. Herën tjetër, përpara se të lotoni nga frikërat, pyeteni veten: "Cili është burimi i informacionit tim?" Nëse përgjigjja është: "E kam menduar," atëherë duhet ta largoni këtë ide. Mos harroni, kur "zhyteni" në historinë tuaj, e bëni në kurriz të fatit tuaj.
2. Suksesi është e kundërta e falimentimit
Falimentimet nuk ekzistojnë, por ekzistojnë vetëm rezultatet. Nëse gjërat nuk shpalosen në mënyrën që ju prisnit, mos u dorëzoni! Mësoni çfarë të mundeni dhe vazhdoni të ecni përpara. Ata që ecin në këtë mënyrë - nga një hap për çdo herë - janë ata që fitojnë në fund. Beteja fitohet përherë më parë se fitorja përfundimtare. Është një mendësi. Suksesi është një proces që bëhet me hapa të vegjël, me vendime dhe veprime që ndërtojnë gradualisht njëri-tjetrin.
3. Nëse do ta kisha...do të isha i/e lumtur
Ekzistojnë dy mënyra për të qenë plot lumturi: E para është të kesh çfarë të duash, dhe e dyta të jeshë i/e lumtur për gjithë çfarë ke. Në fakt: të dyja mënyrat janë e njëjta gjë. Nëse pranoni dhe i vlerësoni tani gjërat, do gjeni më shumë lumturi. Lumturia vjen kur pushoni së ankuari rreth problemeve që keni, dhe jeni mirënjohës për të gjitha problemet që s'keni. Kështu që herën tjetër, kur të jeni duke menduar për gjithë gjërat që doni dhe s'i keni, mendoni për të gjitha gjërat që nuk doni, por që s'i keni. Dhe jini mirënjohës.
4. Kriza, është gjë e keqe
Xhon Kenedi ka thënë dikur që "Simboli kinez i krizës botërore shkruhet duke përdorur dy anët e një lapsi. Njëra anë përdoret për rrezikun, dhe tjetra për mundësitë. Në një krizë, bëni kujdes nga rreziku, por gjithashtu jini në dijeni të mundësive." Jeta e balanson gjithmonë veten. Çdo sfidë, problem, dhe vështirësi që ngrihet, është thjeshtë një mundësi, që të mësojmë e të rriteni.
5. Jam shumë i/e moshuar për këtë gjë...
Nuk jeni asnjëherë të moshuar për të shkuar pas asaj gjëje që dëshironi me të vërtetë. Nelson Mandela ishte 76 vjeç kur u bë President. Leonardo Da vinçi ishte 51 vjeç kur pikturoi Mona Lizën. Ekzistojnë shembuj të pafundë. Gjithsecili është në afatin e tij/saj kohorë. Nuk jeni asnjëherë të moshuar apo shumë të ri për të përmbushur thirrjen tuaj.
6. Ai person...ja ka arritur më me lehtësi se mua
Shumë njerëz i besojnë këtij postulati. Por nuk është i vërtetë. E vërteta është se nuk e keni idenë se si ka qenë jeta e atij personi. Gjithkush eksploron dhe orvatet në mënyrën e tij/saj. Asnjëri nuk ia ka arritur përmes një manuali apo instruksioni për jetën. Dikur kam dëgjuar dikë të thoshte se, nëse i hedhim në një dhomë e i bëjmë turrë të gjitha problemet, dhe do jemi të detyruar të zgjidhnim një, do u rrihnim për të zgjedhur sërish problemin tonë.
7. Është më mirë të japësh se të marrësh
Është një mendim i mirë dhe i dobishëm, veçanërisht nëse jeni person i/e vetëqendërzuar, por mendoj se kjo nuk është e vërtetë. Ndoshta mund ta zëvendësojmë gënjeshtrën me "Është më mirë të japësh DHE të marrësh." Sepse asnjëra s'është më e mirë se tjetra. Janë të balansuara. Është matematikë e thjeshtë, për çdo dhënës, duhet të ketë një marrës. Po të bëjmë edhe një hap më tej, të japësh është më e lehtë psikologjikisht se të marrësh, sepse nevoja për të dhënë nuk ka sens dobishmërie për veten. Mund të jepni pjesët më të mira të vetes suaj, sepse nuk ndiheni të denjë për t'i pasur ato. Por dëshira për të marrë, do të thotë se ndiheni të denjë për të pranuar dhurata nga të tjerët.
8. Mund ta bëj nesër
Ndoshta një ndër gënjeshtrat më të shumta që i themi vetvetes. Të gjithë e dimë që s'është e vërtetë! Problemi është se ne mendojmë që kemi gjitmonë më shumë kohë, seç kemi me të vërtetë. Asnjëri nuk e di çfarë do të sjellë e nesërmja. Jeta që ne kemi, është sot dhe koha për ta jetuar është sot. Për më tepër, nëse të gjithë do të prisnim se kur do jeni të gatshëm, nuk do të bënim asnjëherë asgjë!
9. Lumturia është themeli i mirëqenies
Ja themi vetes vazhdimisht që, "Duhet të jem i/e lumtur." Pyesim veten, "Përse s'jemi të lumtur?!" Por e vërteta është se, emocionet janë emocione, janë emocione. Mërzitja, xhindosja, vetmia, frika, nuk janë gjëra të këqija! Në vend që t'i themi vetes se kemi nevojë për të qenë të lumtur, duhet ta lejomë veten tonë të ndihet, ashtu si të ndihet në çdo kohë. Leja për t'u ndjerë siç ndihemi - jo lumturi e vazhdueshme - është baza e mirëqenies.
10. Është e gabuar të qenit të vetëqendërzuar
Ndonjëherë të qenit egoist është e shëndetshme. Mund të mësojmë të themi "jo" në çdo çast. Pushoni së shfajësuari gjatë gjithë kohës. Është jeta juaj! Emocionet tuaja! Zgjedhjet tuaja! Kështu që zgjidhni çfarë është më e mira për ju. Mos i kushtoni më rëndësi çfarë mendojnë të tjerët për vendimet tuaja. Nëse do duhet të zgjidhni mes dikujt dhe vetes suaj, zgjidhni gjithmonë veten tuaj./bodymindsoulspirit/
Tags
Shpirt