Nga Caroline Ceniza-Levine |
Duke thënë shumë pak
Po, duhet të jeni të saktë në intervistën e punës. Por, të saktë, do të thotë informacion të mjaftueshëm, jo më shumë dhe jo më pak. Disa kandidatë janë kaq shumë të shqetësuar për të folur shumë, sa që hutohen dhe përfundimisht thonë shumë pak. Kam dëgjuar kandidatë që nuk kanë përmenduar arritjet kryesore në karrierën e tyre. Madje një nga studentët e programit as që nuk e përmendi programin e trajnimit që ishte duke bërë. Shumë kandidatë përmendin të gjitha hapat e karrierës së tyre, por pa detaje që i mbështesin këto hapa. Një student ekzekutiv që kishte disa role në Global 500, përmendi titujt dhe departamentet ku ishte i angazhuar, por nuk përmendi përgjegjësitë menaxheriale, projektet interesante dhe impaktin që ai kishte në ato role. Detajet janë aty ku janë edhe vlerat, kështu që duhet të përfshini detaje të pasura për rolet dhe projektet tuaja, jo të përmendni vetëm disa detaje sipërfaqësore.
Duke pretenduar se vlerat tuaja janë të dallueshme
Disa kandidatë thjeshtë pretendojnë se intervistuesi është në dijeni të detajeve. Kur pretendoni që intervistuesi i di detajet, po ja lëshoni personit tjetër kontrollin e intervistës. Madje, edhe nëse intervistuesi është në diejni se sa mirë ka shkuar një produkt apo shërbim aty ku ju keni punuar, ai nuk di për eksperiencën tuaj. Ambjentin e punës, kushtet e tregut, resurset, dhe qëllimet e projekteve ndryshojnë të gjitha, madje edhe titujt e zakonshëm të punës apo objektivat e zakonshme të biznesit mund të ekzekutohen në mënyra të ndryshme. Duhet të theksoni aftësitë specifike tuaja, ekspertizën dhe arritjet që i përshtaten pozicionit në fjalë. Mos supozoni, çfarë di apo nuk di intervistuesi.
Duke u bërë shumë miqësorë
Sigurisht, do të donit që ta trajtonit intevistuesin si të jetë i zgjuar dhe që di shumë. Në fakt, ju e dini se sa e rëndësishme është pëlqyeshmëria në një intervistë, kështu që do të donit ta trajtonit intervistuesin në mënyrë speciale. Të dy ju, bëni një përpjekje të përbashkët për të zhvilluar raportet, të gjeni pikat e përbashkëta në intevistë e ta bëni intervistën të bisedueshme. Disa kandidatë i kalojnë këto caqe dhe bëhen shumë miqësorë, duke bërë shaka apo thënë thashetheme kur përshkruajnë një situatë, apo flasin shumë spontalisht, sikur të ishin miq me intervistuesin. Pëlqyeshmëria ndikon shumë, kështu që duhet të zhvilloni raporte dhe jo të dukeni si kufomë. Por nga ana tjetër, duke u bërë shumë miqësorë, kjo është gabim. Disa intervistëues i shohin si të tepruara tentativat e disa kandidatëve për t'u afruar shumë dhe që i kalojnë kufijtë e intervistës. Të tjerë intervistues e vlerësojnë dashamirësinë, por vënë në pikëpyetje profesionalizmin e përgjithshëm të kandidatit. Jini të afrueshëm dhe bisedorë, por mos harroni se bëhet fjalë për biznes, dhe nuk e njihni intervistuesin, pavarësisht se sa shumë mendoni se e keni lexuar gjatë intervistës.
Duke qenë tepër të druajtur
Tani që theksova të bëni kujdes e të mos bëheni shumë dashamirës dhe miqësorë me intervistuesin, nuk dua t'ju dekurajoj që të mos tregoni emocione - kryesisht dëshirën për pozicionin. Kam dëgjuar shumë kandidatë që më thonë se nuk duan të duken shumë të pashpresë duke shpërthyer mbi kompaninë apo mbi mundësinë e dhënë. Sa më specifik të jeni për rolin dhe interesin që keni për kompaninë, aq më të sinqertë do dukeni. Nëse jep një arsye, për shembull, që dëshiron më shumë të punosh në këtë kompani se në kompaninë rivale të saj, kjo nuk është e mjaftueshme. Flisni për cilësitë dhe atributet e kulturës së punës, që janë unike për kompaninë që jeni të interesuar. Mos kini turp t'i thoni intervistuesit që është pikërisht kjo kompani, ku doni të punoni.
Duke mos ndjekur rrjedhën
Një kadidat shumë i talentuar, i cili perforomi shumë mirë deri atë çast, në fakt, u ndje i lumtur për performancën e tij. Por kishte rreth dy javë që nuk kishte lajme nga kompania. A duhet që ky person të vazhdojë? Sigurisht, duhet! Proçesi i rekrutimit nuk përfundon në një intervistë. Duhet ta ndiqni gjithmonë - në fillim me një "faleminderit," pastaj duke kontrolluar statusin tuaj, dhe më pas në varësi të rrjedhës dhe rezultateve të intervistës fillestare, për të mbajtur dhe zgjeruar marrëdhënjen me atë intervistues. Çfarëdo të ndodhë me atë punë të veçantë që jeni intervistuar, ka të ngjarë që intervistuesi të jetë i zënë me të tjerët. Ai apo ajo mund të jetë duke lëvizur në një tjetër kompani. Një nga klientët e mi u punësua nga një tjetër kompani, nga intervistuesi me të cilin kishte mbajtur marrëdhënjet.
Intervista është një proçes me gjëra që lëvizin në vazhdimësi dhe me kimi të paparashikueshme mes dy apo më shumë njerëzve, që lidhet me komunikimin. Profesionistët e vërtetë e të zotë e dinë mirë këtë gjë. Thjeshtë se mund të bëni mirë një punë, nuk do të thotë se mund të fitoni në intervistën e punës. Intervistat e rreme janë një mënyrë e mirë për të vlerësuar performancën e intervistës dhe për të identifikuar se çfarë nuk shkon, në mënyrë që ta rregulloni herën tjetër. Përgatituni që më parë për intervistën e rradhës./Forbes/
Për më tepër rreth intervistës së punës lexo librin Si Fitohet Vendi i Punës: Teknika dhe Sekrete për të Fituar Çdo Vend Pune; 2012; Marion Mardodaj.
Tags
Karriere