Tentoi t’i japë para efektivit të qarkullimit rrugor, arrestohet në Tiranë drejtuesi i mjetit. Sipas të dhënave, Saimir Ademi është ndaluar nga patrulla e policisë dhe gjatë kontrolli është konstatuar se ishte në kundërshtim me rregullat e kodit rrugor.
Si pasojë, efektivët e policisë i kanë komunikuar masën administrative që pritej të ndërmerrej ndaj tij. Për të shmangur një gjë të tillë, Ademi i ka dhënë 1000 lekë në këmbim të favorit, por është arrestuar menjëherë pas këtij gjesti korruptiv.
Ky është rasti i 30 i arrestimeve të korrupsionit aktiv të drejtuesve të mjeteve që tentojnë tu japin ryshfet punonjësve të policisë.

Tags
aktualitet