Aksioni policor në Kumanovë ka përfunduar. Grupi i të armatosurve është zhbërë krejtësisht.
Agjencia e lajmeve Kosovapress bën të ditur se në prangat e policisë janë 26 vetë, pasi u dorëzuan me flamur të bardhë.
Policia po përcakton numrin e të vrarëve në radhët e grupit të armatosur, por nga të dhënat jozyrtare mësohet se ai është i madh.
Raportohet gjithashtu se dorëzimi i të armatosurve të tjerë ka shkuar keq, pasi njëri nga ta ka qëlluar një polic, duke sjellë reagimin e pjesëtarëve të Policisë. Si pasojë, mësohet se pesë nga të armatosurit kanë mbetur të vrarë dhe një polic gjithashtu.
Gjatë negocimit, ishte rënë dakord që përveç 12 të armatosurve të dorëzohen edhe katër të plagosur nga radhët e tyre./kosovapress/

Tags
Kosova