Rami Abdel Rahman, udhëheqësi i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë sot se “Operacioni amerikan ka vrarë 32 pjesëtarë të IS-it, në mesin e të cilëve edhe shefin e IS-it për naftë, Abu Sayyaf, zëvendës ministrin e mbrojtjes së IS-it dhe një zyrtar të telekomunikimit të IS-it”.
Zyrtarët amerikanë ndërkaq kanë thënë se “rreth një dyzinë” njerëzish janë vrarë në operacionin që është kryer natën e 15 majit, që është realizuar nga komandot amerikane me seli në Irak me qëllim që të kapin Abu Sayyafin.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter ka thënë se operacioni në fjalë e ka goditur rëndë IS-in.

Tags
bota