OBSH vlerëson Ministrin e Shëndetësisë


Në Ditën Botërore pa Duhan 2015, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është vlerësuar me çmimin më të lartë të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si shenjë vlerësimi për përpjekjet energjike të Shqipërisë në luftën kundër duhanit dhe mbrojtjen e shëndetit publik

“Kam nderin t’ju ofroj çmimin e Ditës Botërore Pa Duhan, si shenjë e vlerësimit për përpjekjet energjike të Shqipërisë nën drejtimin dhe urtësinë tuaj në luftën kundër epidemisë së duhanit dhe për mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në letrën që drejtoresha rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Zsuzsana Jakab, i ka dërguar ministrit Beqaj.

“Shqipëria ka ratifikuar konventën e OBSH-së për kontrollin e duhanit në vitin 2006, por përfshirja juaj ishte një gur themeli në vendosjen në vend të parë të shëndetit të popullatës dhe të ardhmes së shoqërisë”, shprehet Zsuzsana Jakab.
Postimi i mëparshëm Postimi tjetër