Meshkujt vlerësojnë më shumë inteligjencën se këmbët, gjinjtë, këmbët e gjata dhe të tjera aspekte fizike joshëse, sipas një studimi të ri të universitetit të Kembrixhit.
Biologu evolucionist David Bainbridge thekson: "Gjëja kryesore që meshkujt kërkojnë është inteligjenca. Studimet tregojnë njëri pas tjetrit që kjo është gjëja thelbësore që meshkujt kërkojnë."
Ai shtoi se intelektet sugjerojnë një femër që do jetë një nënë më e përgjegjshme, një trajtë kjo që i bën më joshëse në sytë e meshkujve.
Profesori Bainbridge theksoi gjithashtu se meshkujt joshen vetëm nga veçoritë simetrike, pasi sugjerojnë që partnerja potenciale është e re, e shëndetshmeë dhe ka gjene të stabilizuara.
Si rezultat, ai shtoi se meshkujt nuk janë të interesuar në përmasat e gjinjëve të femrave, pasi ato janë rrallë simetrike, si edhe këmbët. Asimetria sugjeron sëmundje në zhvillim.
Sipas Daily Telegraph, Bainbridge ndër të tjera theksoi: "Përmasat e gjinjve nuk kanë rëndësi. Gjinjtë e mëdhenj janë më të prirur të jenë asimetrik, ndërsa meshkujt joshen më tepër nga simetria. Ata duken të vjetër më shpejt, dhe vlerësojnë moshën e re. Meshkujt nuk janë në kërkim të këmbëve. Këmbët e drejta janë një shenjë e shëndetit gjenetik, kështu që është diçka më atraktive, por studimet kanë treguar që meshkujt preferojnë më shumë këmbët e rregullta./The Indeptendent/

Tags
Shkencë