Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova deklaroi të dielën se, me të në krye të bashkisë, qytetarëve do i kthehet shpresa.
“Kemi programe të posaçme për njerëzit në nevojë, si shërbimet pa tarifa për çerdhet e kopshtet, si dhe do të mendojmë për pagesat e ujit për këta persona”, tha Kosova.
Kandidati i djathtë deklaroi se, do të hapë dy qendra të reja sociale, por qëllimi i tij në fakt është që t’i pakësojë ato duke i krijuar kushte më të mira jetese qytetarëve.
“Kam komunikuar hapjen e dy qendrave sociale për komunitetin rom dhe egjiptian. Gjithsesi, qëllimi im nuk është ta mbush Tiranën me qendra sociale, por deklaroj se këto që ne do të bëjmë, do i konsideroj si test për veten. Do të mundohem t’i pakësoj këto qendra duke u krijuar kushte njerëzve, që të kenë më shumë para’ dhe të arrijnë të mbijetojnë vetë. Ky do të jetë qëllimi final”, u shpreh Kosova.