AKU bllokon 100 ton miell, nuk plotësonte kushtet higjeno-sanitare


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar të dielën në subjektin “Agroblend shpk”  në Vorë 20 km larg Tiranë,  me përfaqësuese Hava Ismaili, 100 ton miell, pasi nuk plotësonte kushtet hijeno sanitare.

Sipas AKU-së, gjatë verifikimeve dhe kontrolleve të kryera rezultoi se në ambjentet e kompanisë kishte mungese të kushteve hijeno-sanitare, dhe te dokumentacionit shoqërues.

Bazuar në legjislacionin në fuqi për sigurinë ushqimore u morën masat urgjente të ndërmjetme të ndërprerjes së menjëhershme të aktivitetit, dhe të bllokimit të sasisë së miellit, deri në daljen e përgjigjes së analizave.


Gjithashtu ndaj subjektit u mor masa administrative gjobë në vlerën 400 000 lekë.‎Pas daljes se përgjigjes së analizave nga laboratori i Sigurisë Ushqimore (ISUV), ku mielli i dërguar nga inspektoret e AKU, për analizë rezultoi pozitiv për aflatoxin.

Ndërkohë, mostrat u morën për analiza, duke u dërguar në ISUV dhe u bë bllokimi i produktit përfundimtar miell në sasinë 100 ton dhe e produktit lëndë e parë grurë në sasinë 6800 ton deri në daljen e përgjigjes së analizave.‎
Previous Post Next Post