Sfidat dhe eksperiencat e dhimbshme në jetë janë të pashmangshme. Është e zakonshme të kontrollohemi negativisht nga e shkuara, në vend që të fuqizohemi me mençuri dhe perspektiva të reja. Lidhjet dhe perceptimet negative të së shkuarës mund të ndikojnë jashtëzakonisht dhe të shtrembërojnë mënyrën se si ne e shohim veten, të ardhmen tonë, dhe si jetojmë jetët tona. Ja 5 mënyra për të ndaluar të shkuarën të kontrollojë jetët tona:
1. Njohuni me faktin se nuk mund ta ndryshoni të shkuarën, mund të ndryshoni vetëm mënyrën se si e shihni atë
Çfarëdo që ju ka ndodhur, apo ka ndodhur në jetën tuaj, nuk mund të ndryshohet. Por ajo çfarë mund të ndryshohet është mënyra se si i shihni eksperiencat e kaluara. Mund të lejoni që eksperiencat e dhimbshme dhe traumat e së shkuarës të marrin më të mirën nga ju, ose mund të ndryshoni perspektivën për t'i parë ato si mundësi për t'u rritur emocionalisht, mendërisht, madje edhe shpirtërisht.
2. Kuptoni që çdo përvojë gjeneron mësime të vlefshme
Çdo eksperiencë, qoftë traumatike apo një zhgënjim i dhimbshëm, gjeneron një mësim që duhet mësuar. Në vend që ta shihni të shkuarën si përojë e pafatë dhe ngjarjesh të trishtueshme, merrni kohën e duhur dhe reflektoni mbi atë çfarë keni mësuar, dhe do të gjeni një apo më shumë perspektiva të reja që mund t'ju fuqizojnë dhe ndihmojnë në të ardhmen.
3. Mos pretendoni se e shkuara, nuk ka ndodhur
Një gjë zë zakonshme që njerëzit priren të bëjnë është të largojnë totalisht kujtimet e dhimbshme ose të pretendojnë që disa ngjarje nuk kanë ndodhur kurrë. Nuk është e nevojshme të rishkruajmë realitetin në atë mënyrë që të kontrollohemi nga e shkuara. Ajo çfarë duhet të bëjmë është të pranojmë se ajo çfarë ka ndodhur në të shkuarën, ka përfunduar, dhe të lejojmë veten të rritemi nga ajo.
4. Pushoni së pari veten si viktimë, por shiheni si njeri të gjallë
Është e lehtë të ngelim në mentalitetin e të qenit viktimë, çfarë nuk është vetëm e pashëndetshme, por është edhe e pakëshillueshme. Ne, si qenie njerëzore, kemi tendencë ta fokusojmë vëmendjen mbi gjërat negative që na kanë ndodhur. Nuk ka rëndësi çfarë keni përjetuar apo menduar. Mund t'ja dilni që pas çdo plage dhe emocioni të bëheni më të fortë e të zgjuar. Fokusohuni në këtë, në vend të emocioneve negative të shoqëruara me ndjenjën e viktimës.
5. Përballojeni, reflektoni, dhe lëreni të shkojë
Çfarëdo ka ndodhur në të shkuarën që ju lëndon, ju rëndon mbi kurriz, por mos e mbani peshën e së shkuarësh mbi ju. Lëreni të shkojë. E shkuara nuk mund t'ju përcaktojë, nuk mund t'ju përcaktojë, por vetëm mund t'ju kontrollojë nëse e lejoni atë. Merrni fuqinë mbrapsht dhe mos kini frikë të shihni gjërat nga perspektiva të ndryshme. Nuk jeni thjeshtë një viktinë e së shkuarës. Mund të mësoni, të shëroheni dhe të rriteni nga çdo sfidë dhe çdo traumë që mund të keni përjetuar./Spiritscience/

Tags
Shpirt