Nga Chris Myers |
Problemi qëndron në faktin se kjo është më e thjeshtë për t'u thënë, se për t'u bërë. Por mbi të gjitha, besimi, respelti dhe admirimi, janë ndjenja që zhvillohen me kalimin e kohës. Mund të jetë pabesueshmërisht e vështirë për të përcaktuar nëse kandidati posedon këto vlera të paprekshme, vetëm gjatë harkut kohorë të një interviste tradicionale. Marifeti këtu është të bërit pyetjen e duhur, dhe më pas reflektimi mbi përmbajtjen dhe mënyrën e përgjigjes. Ja çfarë bëjmë ne në BodeTree.
Besimi është baza e gjithçkaje ne kërkojmë, kur vjen puna për të punësuar dikë. Është diçka e lehtë për t'u gjetur kur je në fazat e para të ndërtimit të skuadrës. Shpesh, e di që ke zhvilluar një marrëdhënje të fortë me njerëzit që ke zgjedhur të jenë bashkëthemeluesit, partnerët, dhe bashkëdrejtuesit e tu. Kam qenë mjaftueshëm me fat që kam punuar për bashkëthemeluesit e mi për vite të tëra përpara se të vendosmin të fillonim një biznes së bashku. BodeTree u ndërtua me kalimin e kohës, kemi kaluar kohë të mira dhe të vështira, çaste kënaqësishë dhe momente terrori. E di që çfarëdo të ndodhte, mund t'i beosja pa hezitim. Fatkeqësisht, ne nuk mundemi gjithmonë që të punësojmë njerëz me të cilët kemi punuar në të shkuarën. Kur intervistoj dikë që s'e kam takuar më parë, pyetja e parë që i bëj, është:
Më thuaj njëherë kur ke mbajtur anën e shefit apo të kolegut të punës në sytë e një klienti, megjithëse e dinit që ata e kishin gabim
E dashuroj këtë pyetje sepse gjeneron një pikëpamje mahnitëse sa i përket psikikës së kandidatit. Disa njerëz përgjigjen me një shembull se kur ata, thjeshtë kanë gënjyer për të mbrojtur kolegun, gjë që vë në pikëpyetje cilësinë e përgjithshme të karakterit të tij. Të tjerë, përgjigjen me shembuj që të lënë shije të mirë dhe tregojnë vetëpërmbajte, me qëllim për të treguar që janë të besueshëm. Kur bëj këtë pyetje, jam në kërkim të dikujt që mund të demonstrojë aftësinë për të ruajtur besimin e njerëzve me të cilët punon, dhe njëkohësisht duke ruajtur integritetin. Përgjigjja ime më e preferuar, tregonte historinë se si kandidati dhe shefi i tij ishin në një takim shitjesh, duke u prezantuar klientëve produktet e tyre. Ashtu si çdo program kompjuteri, kishte disa elemente në produktet e tyre, të cilat nuk ishin plotësisht funksionale. Kur shefi i tij, në mënyrë të pamatur prezantojë një element që nuk ekzistonte, ai nuk e korrigjojë atë. Në fakt, ai mendoi me mendjen e tij dhe nxorri në pah një përgjigje të sinqertë dhe të arsyeshme në prezantimit e këtij elementi, dhe e ndihmojë klientin të kuptonte se përse ky element nuk ishte i disponueshëm. Kjo anektodë e ndryshojë perceptimin tim për këtë kandidat dhe më bëri të besoj që ai ishte dikush që mund të më ruante, duke ruajtur njëkohësisht edhe integritetin e tij.
Niveli i aftësive që dikush sjell në tavolinë është i rëndësishëm, por nuk është faktori deçiziv. Ne kemi kthyer mbrapsht një sërë yjesh hollivudi dhe të muzikës, sepse nuk ishin domozdoshmërisht njerëz që besonin tek respekti reciprok. Aftësitë mund të mësohen dhe të kultivohen me kalimin e kohës; respekti është diçka që është më i brendshëm. Besoj se skuadra efektive vjen nga hiçi duke që ndajnë ego të jashtëzakonshme, edhe kur këto ego justifikohen nga aftësitë, thjeshtë nuk është diçka e dobishme. Për të kuptuar se si kandidati i qaset konceptit "respekt", bëj këtë pyetje:
Cilin respekton më shumë, dhe përse?
Kur njerëzit i përgjigjen kësaj pyetje, kam vënë re që ndahen në dy grupe. Grupi i parë përmbahet në ndonjë figurë historike dhe mbështetet tek klishetë. Grupi i dytë flet për një person që e njohin personalisht, me të cilët ndajnë një lidhje të thellë emocionale. Jam gjithmonë më i interesuar në grupin e dytë, sepse tregon tregon se e kanë menduar më pyrë këtë pyetje dhe janë munduar të mësojnë nga njerëzit rreth tyre. Kur dikush tregon një histori se si prindërit e tij kanë sakrifikaur për të apo i kanë mësuar një mësim të vlefshëm, më tregon se ky kandidat kujdeset thellë për respektin.
Dhe së fundi, ne kërkojmë për njerëz që admirojmë. Jam relativisht një dretor ekzekutiv i ri, dhe jam i pari që e pranoj, se nuk i kam të gjitha përgjigjet. Kjo është arsyeja se përse rri me njerëz që admiroj dhe dua të hahem. Jam gjithmonë në kërkim të zëvendësimit tim, dhe i nxis të tjerët në BodeTree të bëjnë të njëjtën gjë. Admirimi është ndoshta më i vështirë dhe i paprekshëm për t'u vlerësuar nga të tria trajtat që po diskutoj. Ja pyetja që bëj, për të filluar të kuptoj nëse kandidati është dikush që mund ta admiroj:
Më thuaj një herë, kur ke dështuar të përmbushësh në kohë një detyrë të domozdoshme për t'u kryer
Dështimi është një përvojë universale, dhe kam zbuluar se mënyra se si personi përballet me të, është një tregues cilësorë mbi karakterin e tij të përgjithshëm. Njerëzit që nuk janë të zotë të paraqesin një sens të fortë vetëndërgjegjeje dhe përuljeje në përshkrimin e dështimeve të tyre, zakonisht nuk janë të admirueshëm. Mendoj se thellë-thellë, menaxherët dëshirojnë të punojnë me njerëz të arsyeshëm, dhe nëse nuk je i ndershëm me gamimet e shkuara, zor se mund të marrësh mbi supe çështjet që mund të ngrihen në të ardhmen. Ja përse jam në kërkim të njerëzve që i pranojnë gabimet e tyre, mbajnë përgjegjësitë, dhe vazhdojnë të ecin përpara. Një herë i bëra këtë pyetje një kandidati që po kërkonte një pozicion në sektorin e marketingut në BodeTree, dhe nuk do ta harroj kurrë përgjigjen e tij. Ai më tha kur kishte aplikuar për punë gjatë fazave të para të karrierës së tij, dhe kishte fituar rastësisht, për shkak të rrethanave që u krijuan, dhe jo prej aftësive reale të tij. Në vend që kjo të përbënte çudi për të, ai i vuri detyrë vetes të kuptonte përsenë. Më pas, i vuri vetes detyrën që të vetëzhvillohej në mënyrë që të arrinte të kryente detyrat e të përmbushte qëllimet në të ardhmen. U impresionova nga kjo histori, pasi tregon një sens të fortë vetëbesimi dhe një dëshirë të madhe për të punuar mbi gjërat që ai dëshironte me të vërtetë.
Ndoshta po i mbithjeshtëzoj gjërat me këtë qasje, por për ne ka treguar se prodhon sukses. Është shumë joshës thjeshtëzimi i gjërave në këto fusha, kompromenton gjithashtu edhe principet, për shkak se kandidati ka aftësi të pabesueshme apo lidhje të vlefshme, por në fund, nuk mund të jetë kurrë e dobishme. Duke u fokusuar mbi themelet e besimit, respektit dhe admirimit, mund të krijojmë një bazë për skuadrën, që mundëson tejkalimin e çdo sfide që del përpara./forbes/
.
Tags
lidership