2,627 denoncime vetëm në dy javë në Komisariatin Dixhital

KOmisariati dixhital
2 627 raportime, mbi 10 mijë shkarkime nga Play Store është bilanci dy javor i Komisariatit Dixhital i prezantuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri më 13 maj.

Komisariati Dixhital, një aplikacion për telefoninë e lëvizshme të zgjuar ka gjetur përdorim të gjerë në vendin tonë. Ky aplikacion, që i jep mundësi të gjithë përdoruesve të denoncojnë paligjshmërinë përmes një kliku në celularin e tyre është përqafuar nga më shumë se 10 000 përdorues të telefonisë së zgjuar të lëvizshme të vendit tonë, teksa numri i denoncime është duke iu afruar numrit 3 000.

Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se numri më i lartë i denoncimeve ka qenë me përmbajtje administrative. Mbi 60% të denoncimeve lidheshin me shkelje të ndryshme të kodit të qarkullimit rrugor. Denoncimet e tjera lidhen me vjedhjet, ndërtimet pa leje, por edhe konfliket të çastit, të cilat falë denoncimeve dhe ndërhryjes së shpejtë të Policisë së Shtetit janë asgjësuar.

Mësohet se përdorimin më të lartë ky aplikacion i “zgjuar” e ka gjetur në kryeqytet, teksa nuk ngelen pas qytete si Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra e Korça, Lushnja e FIer, edhe pse përmes programeve të ndryshme në rrethe të ndryshme të vendit, ky aplikacion po njeh rritje edhe në zonat rurale, ku denoncimet kryesore në këto zona kanë qenë ndërtimet pa leje dhe konfliktet e çastit.

Aplikacioni Komisariati Dixhital është një mundësi e mirë për të gjithë qytetarët Shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit ku jetojnë, duke denoncuar vetëm përmes një klikimi shkeljet e ndryshme ligjore me të cilat hasen gjatë ditës.

Ky aplikacion shkarkohet mjaft lehtë në Play Store, për telefonat e zgjuar të lëvizshëm me programin Android, ndersa për telefonat e Lëvizshme të zgjuar IPhone ky aplikacion shkarkohet nga App-Store. Shkarkimi i programit kërkon vetëm 10 sekonda më tej qytetari ka mundësi përmes ndjekjes së udhëzimeve që ka në komisariati-dixhital të denoncojë në anonimintet të plotë një ngjarje, teksa i jepet mundësia, gjithnjë në rast se denoncuesi ka dëshirë, të mund të zbulojë identietin e tij, që gjithnjë do të jetë vetëm në duart e Policisë.
Denanco në anonimitet

Hapi i parë pasi shkarkohet programi është hapja e një dritare me  6 opsione për denoncim:
1. Parkim i gabuar/Aksidente
2. Ndërtime pa Leje;
3. Korrupsion;
4. Vjedhje;
5. Armëmbajtje, Dhunë/Konflikte të ndryshme dhe
6. Ankesa të tjera.

Poshtë këtyre 6-të mundësive në drejtim vertikal jepen tre opsione të tjera:
I pari është rrjeshtimi i të gjitha denoncimeve të bëra nga të gjithë përdoruesit. Së dyti është listimi i denoncimeve të bëra nga vetë përdoruesi në fjalë dhe së treti është opsioni për të marrë informacione për programin.


Pasi klikon njërin prej 6-të opsioneve, dritarja e dytë është ajo ku plotësohen të dhënat e denoncimit:
A. Foto
B. Përshkrimi i ngjarjes,
C. Qyteti apo Fshati ku ka ndodhur ngjarja, si dhe Adresa dhe

Më tej janë dy pyetje:

1. A dëshironi që denoncimi të bëhet anonim dhe
2. A dëshironi zbulimin e koordinatave, pra që policia përmes GPS zbulon vendodhjen tënde dhe përmes kësaj vendngjarjen. Në të dyja rastet përdoruesi e ka në dorën e tij përzgjedhjen e pëgjigjes.

Në rast se i përdoruesi i thotë po anonimitetit, atëherë ai duhet të plotësoje dhe tre vende të tjera bosh, emrin, mbiemrin, numrin e celularit dhe adresën e tij të E-Maili-t. Pasi plotëson të gjitha fushat dërgon denoncimin, i cili merret në shqyrtim menjëherë nga punonjësit e policisë.

Tek listimi i denoncimeve, bashkangjitur denoncimit vihet re një shenjë dhe këtu sërish janë tre mundësi. Një sy, ccka do të thotë që Policia po vlerëson ngjarjen. Një kryq, që do të thotë se ngjarja rezultoi jo e vërtet dhe  treta është një ticket, që do të thotë që ngjarja është vlerësuar dhe janë marrë masat përkatëse me sukses të plotë.
Previous Post Next Post