25 Shenja që Tradhtojnë Mashtruesit

 Është tepër e vështirë të thuhet me siguri nëse dikush po gënjen. Madje as edhe një aparat gënjeshtrash nuk mund ta bëjë me vërtetësi të plotë. Pra, kjo do të thotë se nuk mund të merret një element i vetëm si përcaktues për të fiksuar me siguri absolute nëse dikush po gënjen. Madje edhe nëse dikush bën gjithë gjërat që do të shpjegojmë më poshtë, sërish në thelb, mund të jetë i pafajshëm. 

Në fakt, është fuqia e rrethanave ajo që s'duhet mbivlerësuar, pasi është i ditur fakti kur njerëzit kanë rrëfyer gënjeshtra për shkak të presionit të madh që kanë pasur për të thënë "të vërtetën". Ja 25 mënyra që tregojnë nëse dikush po gënjen, apo jo:

25. Zakonisht ai që gënjen është i prirur ta shmangë kontaktin e gjatë me sy.



24. Nga ana tjetër, mbajtja e gjatë e kontaktit me sy, është një shenjë e gënjeshtarëve. Mbase janë në dijeni të faktit se mbajtja e gjatë e kontaktit me sy, do t'i tradhtonte.

23. Zakonisht gënjeshtarët janë të prirur të prodhojnë më shumë informacione se sa është e nevojshme apo u kërkohet, dhe shpesh u përgjigjen atyre pyetjeve që nuk iu janë kërkuar. Kjo mund të ndodhë nga dëshira për t'u justifikuar.

22. Një mbledhje e sinqertë e supeve, e cila tregon pasiguri, zakonisht është plotësisht simetrike. NJë mbledhje e pjesshme e supeve mund të tregojë dinakëri apo mashtrim.

21.Për arsye që dihen, gënjeshtarët priren të belbëzojnë. Është e vështirë për të folur drejtë, për dikëqë sajon gjëra sipas mëynrës së tij.

20. Zakonisht gënjeshtarët janë të prirur të mos përdorin fjali të shkurtëra apo shkurtime. Për shembull "Nuk e bëra unë këtë gabim, më beso" kurse statistikisht, një deklaratë më e besueshme do të ishte "Nuk e bëra unë".

19. Gënjeshtarët priren të përdorin që qeshurën false ose siç njihet në ndryshe qeshjen "duchenne". Qeshja false është kur dikush përdor me qëllim muskujt rreth fytyrës dhe syve për të qeshur.
18. Gënjeshtari priret të kthehet tutje bashkëbiseduesit.

17. Megjithëse është e vështirë për t'u pikasur, por një ngritje e lehtë e tonit të zërit, tregon se dikush po gënjen.

16. Sipas një studim të revistës "Non-verbal Behaviour", gënjeshtarët kapsitin sytë më pak se zakonisht gjatë gënjeshtrës dhe i përshpejtojnë ato rreth 8 herë më shumë, pas gënjeshtrës.

15. Krahët e kryqëzuar janë tipikisht një shenjë negative gjatë bashkëbisedimit. Janë e kundërta e krahëve të hapura dhe e shfaqjes së pëllëmbëve të dorës. Megjithëse, krahët e mbyllura, të vetme, nuk mund të tregojnë definitivisht nëse dikush po gënjen. Duhet parë për shenja të tjera.

14. Zakonisht, një gënjeshtarë do përdorë fjalët e tua, në përgjigjjet e tij. Për shembull, nëse pyesni dikë, "E porosite pjatën time?", ata mund të përgjigjen me "Jo nuk e porosita pjatën tënde."

13. Nëse dikush gënjen, bebet e tij të syve do të zmadhohen. Në fakt, ky është një tregues i mirë për të përcaktuar gënjeshtarin, pasi bebet e syve veprojnë në mënyrë të pavullnetshme.

12. Dikush që gënjen priret të jepë një mohim tepër specifik. Për shembull, në vend që të deklarojnë që "Nuk e bëra kurrë këtë" ai thotë "Nuk e bëra kurrë këtë, në atë çast, me atë person.

11. Kur dikush gënjen, zakonisht do t'i bashkojë buzët e t'i rrudhosë, shpesh sa nga njëra anë, në tjetrën.

10. Zakonisht gënjeshtarët e prekin më shpesh se zakonisht fytyrën, hundën ose gojën gjatë bashkëbisedimit.

9. Ata që duan ta errësojnë të vërtetën, zakonisht priren të fokusohen në detaje që nuk kanë lidhje.
8. Një ndër shenjat më të zakonshme të dikujt që gënjen janë shpjegimet kontradiktore dhe të papërputhshme.

7. Gënjeshtarët ndonjherë u bëjnë bisht fjalëve që thonë. Për shembull, dikush mund ta nisë fjalimin e tij me "Me sa mbaj mend..."

6. Kur dikush është duke gënjyer, gjestet dhe fjalët nuk përputhen.

5. Sipas studiuest izraelit Avinoam Sapir, gënjeshtarët shpesh mund të japin shpjegime të stërholluara e të detajuara, por duke lustruar pjesët më të rëndësishme të çështjes në diskutim, aty ku është mashtrimi.

4. Shpesh, gënjeshtarët do vendosin në mënyrë të pavullnetshme objekte mes tyre dhe jush.

3. Zakonisht, një gënjeshtarë e thotë një histori në një kohë të përcaktuar strikte. Ndërsa dikush që thotë të vërtetën, do shfaqë emocionet dhe gjestet e ndryshme për të shpjeguar tërësisht çështjen.

2. Dikush që gënjen priret të shkojë në pozita mbrojtëse. Dikush që thotë të vërtetën, priret të jetë ofensiv.

1. Shpesh gënjeshtarët përdorin gjuhë distancuese. Kjo u mundëson atyre ta largojnë veten e tyre nga veprimi. Për shembull kjo fjali, "Unë e përplasa makinën time," bëhet: "Përplasa makinën". 
Previous Post Next Post