Strategjia e Peshkimit në Shqipëri, e përgatitur nga delegacioni i BE-së dhe ekspertë të bujqësisë, u prezantua sot në Tiranë.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se do të hidhen bazat për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori, pasi është sfidë e qeverisë të zhvillojë këtë sektor në bazë të një strategjie të mirëkonsultuar me grupet e interesit përpara se të vihet në zbatim.
“Një sektor nuk mund të zhvillohet pa u mbrojtur nga paligjshmëria, dhe ky është hapi i parë që kemi filluar ta hedhim, pasi jemi të vendosur të ndalojmë veprimtarinë kriminale, peshkimin me dinamit dhe eksploziv”, theksoi ministri Panariti.
Tags
Ekonomi