Siri, Militantët e IS-it e shkatërrojnë një Kishë dhe vende të shenjta të shiitëve dhe sufitëve


Mediat shtetëtore të Sirisë raportojnë se militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), kanë shkatërruar një kishë rreth 80 vjeçare, në provincën verilindore, Hassaka. Agjencia e lajmeve SANA raportoi se dje militantët kishin vendosur eksplozivin brenda Kishës në qytetin Tel Nasri, ku milicia e krishterë dhe kurde, kanë luftuar kundër militantëve.


Nuk është raportuar për të vrarë apo të plagosur. Në muajin shkurt, militantët e Shtetit Islamik kanë rrëmbyer 200 pjesëtarë të një komuniteti të krishterë në pjesën verilindore të Sirisë. Nëntëmbëdhjetë prej tyre janë liruar muajin e kaluar, por vendndodhja e të rrëmbyerve të tjerë nuk është e njohur.

Vlerësohet se para se të fillojë konflikti, para katër vitesh, afro 40 mijë pjesëtarë të këtij komuniteti, që njihen si asirianë, kanë jetuar në Siri, së bashku me gjithsej 1.2 milionë të krishterë. Militantët e Shtetit Islamik, veç Kishave, kanë shkatërruar edhe vende të shenjta të myslimanëve shiitë dhe të atyre sufi./rel/.
Previous Post Next Post