Rrëshqet masivi shkëmborë në Rrugën e Kombit, vështirësohet kalimi


Rreshqitje-dheu-415x260

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të hënën se sërish ka ndodhur rrëshqitje masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit.

Përmes një njoftimi për shtyp, ARRSH bëri të ditur se në vendin e quajtur Kolsh, 7 km nga Kukësi, ka ndodhur një shkarje masive që ka bllokuar njërën korsi të rrugës.

ARRSH në bashkëpunim me Drejtorinë e Rrugëve për rajonin verior dhe Drejtorinë e Policisë të qarkut Kukës ka marrë masa për menaxhimin e trafikut dhe vendosjen e sinjalistikës së nevojshme.

Kalimi në këtë aks rrugor bëhet në një korsi dhe janë marrë masat për ndërhyrjen dhe heqjen e masës shkëmbore. Ndërkohë, kërkohet që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes me respektimin e sinjalistikës rrugore.
Previous Post Next Post