Ekspertë të sektorit të naftës në Shqipëri thonë se vendi po humbet shfrytëzimin racional të vendburimeve të naftës prej mosveprimit të strukturave shtetërore në mbikqyrjen e kontratave dhe marrëveshjeve. Ekspertët vlerësojnë se investitorët e huaj në këtë sektor kanë përmirësuar teknologjinë dhe nxitur marëdhënie të reja me komunitetet e banorëve, por mbetet të shihen rezultatet. Korrespondenti ynë Raimond Kola bisedoi në Fier me dy inxhinerë nafte me përvojë mbi 40 vjeçare në këtë sektor.