Mos vallë ndiheni sikur po e shpenzoni kot jetën? Të gjithë jemi ndjerë kështu në një pikë të caktuar të jetës, dhe nuk ekziston asnjë arsye për të pasur ndrojtje. Në fakt, duket se është pikërisht ajo që shumë njerëz po përjetojnë pikërisht tani, kryesisht ata individë që po kalojnë drejt procesit të zgjimit.
Të pasurit një synim në jetë, është thelbësore dhe ndikon pozivivisht në lumturinë personale. Të gjithë kemi nevojë të ndiheni sikur po kontribuojmë në diçka më të madhe se sa jeta jonë; të gjithë duam të jetojmë një jetë për të cilën mund të ndihemi kranar. Por në realitet nuk është edhe aq e thjeshtë. Faturat duhen paguar; flmijët duhet të rriten e të shkollohen; ushqimet rriten çdo muaj nga pak, dhe të punuarit nga 9 orë për çdo ditë, duket i vetmi opsion shpëtues.
Mund të jeni rreth të tridhjetave tani apo akoma në universitet, dhe ndiheni të pushtuar nga depresioni dhe mërzia, sepse jeta juaj ju duket kaq e pakuptimtë. Në çfarëdo situate që mund të jeni, do të ishte me dobi që vijimi i artikullit të lexohet me vëmendje.Ja tre simptomat që tregojnë se po e zhpenzoni jetën kot. Për çdo simptomë, do trajtojmë edhe një rrugëdalje.
1. Ndiheni vazhdimisht të mërzitur, të paplotësuar dhe boshatisur shpirtërisht
Ndiheni sikur nuk keni gjë në këtë botë që mund t'ju kënaqë. Jeta e ka humbur magjinë e saj për ju, dhe se nuk shihni një pikë referimi. Për shkak të këtij sensi të thellë të mërzisë, ju mbështeteni në gjëra si, kafja me miqtë, rrjetet sociale, telefoni i zgjuar dhe sjellje të dhënit pas sjelljeve droguese për të mbushur zbrazëtinë. Shpenzoni para mbi gjërat që në të vërtetë nuk ju interesojnë. Shpenzoni shumë kohë duke bërë gjëra që ju, e dini shumë mirë, që s'duhet t'i bëni. Një ndër shenjat kryesore që ju po e shpenzoni kot jetën është se jetës suaj i mungon kuptimi.
Zgjidhja: Ndaloni ta kërkoni kuptimin jashtë vetes tuaj. Nëse po prisni rrethanat e favorshme, atëherë ju po ia hidhni çelësat e lumturisë së jetës suaj diçkaje jashtë jush. Gjejeni kuptimin së brendshmi, përmes marrëdhënjes me veten tuaj, shpirtin tuaj, dhe Zotin. Nëse jeta juaj nuk e pasur shpirtërisht, atëherë ju do ndiheni përherë sikur po e çoni dëm jetën, edhe nëse keni atë stil jete që mendoni se dëshironi.
Përmbushja vjen nga brenda jush. Filloni të praktikoni meditimin, jogan, she shpenzoni më tepër kohë në natyrë duke praktikuar ekzistencën tuaj dhe sodisni misteret e jetës. Duhet të ushqeni shpirtin. I gjithë sensi themelorë i qëllimit, lumturisë dhe përmbushjes buron nga shpirti juaj, dhe nëse shpirti neglizhohet, atëherë do të ndiheni përherë të boshatisur.
2. Ndiheni të padobishëm
Ndiheni sikur nuk po i shtoni më vlerë ndonjë gjëje. Ndiheni sikur jeta juaj nuk ka një vlerë të vërtetë, sepse nuk mendoni se s'po e përdorni jetën në kapacitetin maksimalë të saj. Shenja numër një që ju po e shpenzoni jetën kotë është se ndiheni sikur nuk keni absolutisht asnjë qëllim.
Zgjidhja: Për t'u ndjerë sikur keni një qëllim, nuk ju nevojitet të krijoni dhjetëra biznese për të arritur tek miliona njerëz. Mund të keni një qëllim në jetë duke ua zbukuruar jetën gjithsecilit që kontakton me ju gjatë një dite.
Telefonojini dikujt që ju e dini, se ka nevojë t'ju dëgjojë. Takohuni me dikë që e dini se është i vetëm. Jipini ushqim një të pastrehu, që është ulur në cep të rrugës. Fikeni televizorin dhe pastrojeni shtëpinë për partnerin tuaj. Luani me fëmijët. Lirojani vendin një të moshuari në urban. Qëndroni pak sekonda me derë të hapur për personin që është prapa jush. Bëhuni vullnetarë për disa javë.
Këto janë disa ndryshime të vogla që mund të bëhen menjëherë e të zhvilloni sensin e dobishmërisë, duke kontribuar menjëherë në jetën e njerëzve të tjerë. Nëse nuk e bëni jetën e dikujt më të mirë, në njëfarë mënyre, do të ndiheni gjithashtu sikur po e shpenzoni kot jetën.
Sensi i dobishmërisë dhe qëllimit tuaj, nuk duhet të vijë domozdoshmërisht nga karriera. Shoqëria na thotë se qëllimi dhe dobishmëria jonë vjen nga llogaria bankare, titujt në një punë, dhe madhësia e shtëpive. Në vend që të merreni me çikërrimat e suksesit të standardit shoqërorl, kuptoni që sensi juaj i qëllimit dhe dobishmërisë vjen nga mënyra se si ju zgjidhni të ndërveproni me botën në përditshmëri.
3. Ankoheni, merreni me thashetheme dhe flisni negativisht me veten
Shpenzoni kohë duke menduar se çfarë nuk shkon mirë me botën dhe individët rreth jush. Në njëfarë mënyre, ndiheni mirë kur i ulni të tjerët, sepse mendoni se jeni më të dobishëm kur e bindni veten për të metat e të tjerëve. Duke u ankuar dhe marrë me thashetheme, po tentoni të neutralizoni çdo faj tuajin për faktin se nuk keni jetuar jetën që dëshironit. Në fakt, ankimet dhe thashethemet e shumta jo vetëm që janë simptomat e dikujt që po e çon jetën dëm, por ankesat dhe thashethemet, janë në vetvete shpenzim i kotë i jetës.
Zgjidhja: Pushoni së shqetësuari për atë çfarë bëjnë të tjerët, dhe filloni të shqetësoheni për faktin se përse ju shqetësoheni për atë çfarë bëjnë të tjerët. Çelësi këtu është që, të falni veten për të shkuarën, duke mëshiruar veten për faktin se nuk e keni shpenzuar jetën në mënyrën më të mirë. Merrni kohën e duhur për të tretur fajin, deri sa të kalojë. Pranoni fajin, dhe pranoni veten tuaj. Sapo ta bëni këtë, shfrytëzojeni çdo ndjenjë faji që ju ka mbetur, si një frymëzim për të nisur një jetesë më përmbushëse dhe qëllimplotë për veten tuaj./spiritscience/
Tags
Shpirt