Serbia mund të copëtohet sërish, Kostresh: Çështja e Vojvodinës, e hapur

Zëvendëskryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Bojan Kostresh, ka deklaruar se autonomia e Vojvodinës është “vazhdimisht e hapur” dhe ka vlerësuar se kjo mund të sjellë prolbleme.

“Nëse Vojvodina shndërrohet në problem, atëherë kjo nuk është mirë as për Vojvodinën, as për Serbinë”, i tha Kostresh së përditshmes, Dnevnik, me seli në Novi Sad.


Sipas tij, prej vitit 1988, kur regjimi i atëhershëm i Sllobodan Millosheviqit, ia mori Vojvodinës autonominë e gjërë, e deri te qeveria e tashme, nuk është marrë përgjigje e qartë në pyetjen se a duhet Vojvodina të jetë autonome dhe cilin nivel të autonomisë ajo duhet ta ketë.

“Kur të merremi vesh për këtë çështje kryesore, atëherë mund të shkojmë mëtutje”, tha Kostresh./rel/
Previous Post Next Post