Shumë njerëz shohin jashtë vetes së tyre për mënyra që të ndihen mirë brenda vetes së tyre. Ata besojnë se duke pasur këtë apo atë gjë, ose duke u dukur në një mënyrë të caktuar, kjo ua zhvillon vetëbesimin.
Realiteti është se megjithëse këta njerëz janë të vetmit që mund të ndërtojnë vetëbesimin e tyre, mënyra se si ata veprojnë, nuk bën gjë tjetër veçse i dëmton edhe më shumë.
Hera e parë që e kuptova këtë ndodhi kur isha rreth 25 vjeç, kur përjetova krizën e rradhës në jetën time. Jeta ime dukej e mrekullueshme: punë të paguar mirë, makinë të mrekullueshme, garderobë të papërsëritshme dhe pushime të paharrueshme. Pavarësisht gjithë këtyre gjërave të mira, unë nuk ndihesha e lumtur.Të ndjerit mirë për atë që je dhe për jetën që bën, nuk mund të varet eksluzivisht prej të ardhurave. Megjithatë, shumica e njerëzve kritikojnë veten për shkak se nuk kanë bërë këtë apo atë në jetën e tyre. Vetëbesimi nuk duhet të varet nga qëllimet e arritura, as nga reagimet e të tjerëve, veshja apo sasia e parave që ke në bankë.
Por, nëse vetëbesimi juaj nuk është i bazuar në atë çfarë keni dhe atë çfarë keni bërë, atëherë si mund ta ndërtoni dhe ta mbani të qëndrueshëm atë?
Pyetja është e thjeshtë. Angazhoheni ta trajtoni veten tuaj me të njëjtën mirësi që reflektoni tek njerëzit e rëndësishëm në jetën tuaj?
1. Pranoni të metat tuaja
Perfeksioni nuk ekziston, por megjithatë shumë njerëz lodhen pa lidhje për ta gjetur atë. Kur pranoni që nuk jeni perfektë, pranoni gjithashtu që keni pikat e forta dhe të dobta tuaja... dhe kjo është gjë e mirë.
2. Bëni gjithmonë më të mirën
Kur i vendosni vetes tuaj qëllime të pamundura, po e dërgoni veten drejt falimentit. Kur fokusoheni në të bërit gjithmonë më të mirën tuaj, do jeni të aftë të keni pritshmëri më reale për veten dhe atë çfarë mund të arrini.
3. Pushoni së krahasuari veten me të tjerët
Nuk ka rëndësi nëse është komshiu, ndonjë VIP apo njeri që e shihni në TV, por duke krahasuar veten me të tjerët do ndiheni të pamjaftueshëm. Kur të pushoni së krahasuari veten me të tjerët, i vetmi person që duhet të impresiononi, është vetja juaj.
4. Kini besim në potencialin tuaj
Jo vetëm që përbën shqetësim, por i dërgon një mesazh të qartë subkoshiencës tuaj rreth pritshmërive në jetë. Në vend që të shqetësoheni për gjërat që nuk mund të ndodhin kurrë, përqendroni energjitë dhe përpjekjet tuaja në bërjen e atyre gjërave që dëshironi me të vërtetë.
5. Flitini butë vetes
Mënyra se si i flisni vetes ka lidhje të pabesueshme me atë se si ndiheni për veten. Nëse i flisni vetes rëndë, në mënyrë kritike apo të nënvleftësuar, vetëbesimi juaj do "thahet". Jini roja e vetëvlerësimit tuaj, dhe është e rëndësishme të mos i flisni vetes më rëndë se sa i flisni një foshnjeje.
6. Sfidoni veten
Vetëbesimi dhe vetëvlerësimi janë si muskuj. Duhet t'i ushtroni që të bëheni më të fortë. Kur sfidoni veten, po i thoni subkoshiencës tuaj që besoni tek vetvetja dhe se po e mbroni veten nga rrethanat e ardhshme të papritura.
7. Pushoni së kërkuari ndjesë
Nëse nuk po jetoni jetën tuaj më të mirë, duhet të analizoni jo vetëm gjërat që ju dalin rrugës, por gjithashtu arsyet që po i lejoni t'ua zënë rrugën. Kur të pushoni së kërkuari ndjesë dhe të filloni të merrni përgjegjësi, do jeni të aftë të shijoni gjërat që janë të mira për jetën tuaj, dhe nuk do të keni më iluzione kur do t'u duhet të ndryshoni qasje për të shijuar diçka tjetër në jetë.
8. Trajtojeni veten me dashuri dhe respekt
Kur e doni veten, do ta trajtoni me shumë dashuri dhe respekt, sikur do trajtonit një njeri të dashur. Duke kuptuar dhe falur veten për dështimet, jini aq të mirë për veten, siç do të ishit me njerëzit e tjerë të rëndësishëm në jetën tuaj./Oculus News
Tags
Shpirt