Plagoset në zonën e ish-Bllokut një shtetas italian. Nga të dhënat paraprake dyshohet se autori i ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur, në momentet që ka plagosur me thikë 20-vjeçarin Bari Elis Caiaffa.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të nisur hetimet, por ende nuk është identifikuar autori i krimit. Motivi i sherrit duket se ka qenë banal. Fatmirësisht i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.