Marinzë, Analizat zyrtare: Uji i pijshëm i ndotur me Naftë

Marinzë, Analizat zyrtare: Uji i pijshëm i ndotur me Naftë
Ilustrim
Nga monitorimi i ujit në Patos-Marinzë, specialistë të Institutit të Shëndetit Publik konfirmojnë praninë e lëndëve toksike, ndaj iu kërkojnë banorëve të mos konsumojnë as ujin e ujësjellësit e as të puseve, për një afat të pacaktuar.

“Nga analizat që janë bërë, të cilat janë kryer në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka rezultuar që janë konstatuar nënprodukte të naftës në ujë. Jemi në ndjekje të vazhdueshme të çështjes.

Do të merren herë pas here kampionë për të bërë analizat, deri në daljen e rezultateve negative, pra që këto lëndë të mos jenë të pranishme në ujin e pijshëm. Deri në atë periudhë, uji nuk do të lejohet të përdoret për konsum njerëzor. Në atë zonë, banorët kanë edhe puse familjare, ndaj dhe ata janë lajmëruar të mos e përdorin as ujin e puseve për asnjë lloj përdorimi, as për pastrime ambientesh apo për aspekte higjieno-sanitare”, shprehet Valbona Bara, shefe e sektorit të Ujit dhe Sanitetit, ISHP./Shqip/
Previous Post Next Post