Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i kërkoi Spanjës rishikimin e qëndrimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Gjatë vizitës zyrtare në këtë, vend ai u prit nga krerët më të lartë të politikës spanjolle. Gjatë takimit me homologun e tij, ministri Bushati, përveç njohjes së pavarësisë së Kosovës, kërkoi edhe mbështetjen e autoriteteve spanjolle për nënshkrimin e MSA-së me Kosovën, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj.
Dy ministrat nënvizuan dimensionin mesdhetar që bashkon Shqipërinë me Spanjën dhe iu referuan tragjedisë së fundit në Mesdhe.
Ata shprehën nevojën emergjente të rritjes së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe trajtimit të shkaqeve të dramës së emigracionit të paligjshëm në të gjitha forumet dhe të gjitha nivelet dy dhe shumëpalëshe, si dhe mbështetjen e stabilitetit në vendet e origjinës.

Tags
Politikë