Bushati dhe Kerry pritet të nënshkruajnë marrëveshjen e partneritetit strategjik SHBA- Shqipëri

Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati do të nënshkruaj të hënën me Sekretarin e Shtetit John Kerry marrëveshjen e partneritetit strategjik SHBA- Shqipëri, në Uashington.

Ministri i Jashtëm shqiptar,  do të pritet në selinë e diplomacisë amerikane nga Sekretari i Shtetit, John Kerry si kulmim i  vizitës që ka nisur në SHBA që prej të premtes.


Mësohet që pas takimit, i cili do të fokusohet, përveç bashkëpunimit dypalësh, perspektivës zhvillimore të Shqipërisë, rrugës europiane të vendit tonë, marrëdhënieve rajonale, edhe tek tema e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, sfidat me të cilat përballet arkitektura e sigurisë europiane, lufta kundër terrorizmit, siguria energjitike etj, Bushati dhe Kerru do kenë edhe një dalje të përbashkët për mediat.
Previous Post Next Post