Njerëzit shtrëngojnë duart gjatë takimeve edhe për të nuhatur erën e njëri-tjetrit, sugjeron një studim i fundit.
Dorështrëngimet janë mënyra të pranueshme shoqërisht për njerëzit që të komunikojnë duke përdorur nuhatjen.
Studimi i ri gjeti që njerëzit nuhasin më shumë se dy herë dorën e tyre pas një dorështrëngimi me një tjetër.Profesor Naom Sobel, neurolog në institutin Weizmann, thotë: "Është e ditur që ne lëshojmë aroma që ndikojnë sjelljen dhe perceptimet e të tjerëve, si gjitarët e tjerë, edhe ne nuk e nuhasim hapur erën e të tjerëve.
Por, eksperimentet tona nxjerrin në pah që dorështrëngimet janë një mënyrë e matur për të kërkuar aktivisht për kimiosinjale."
Studimi u bazua në një eksperiment ku u filmuan 280 njerëz ndërsa shtrëngonin duart gjatë një takimi.
Ndonjëherë ata i shtrëngonin duart dhe të tjera herë, jo.
Pasi shtrëngonin duart, njerëzit nuhasnin dorën e djathtë të tyre deri në dy herë, kur dorështrënguesi ishte i të njëjtit seks.
Nëse eksperimentuesi ishte i gjinisë tjetër, ata i nuhasnin duart edhe më shumë se dy herë.
Studiuesit shpenzuan mjaftueshëm kohë për të parë nëse njerëzit e nuhasnin me të vërtetë dorën pas një dorështrëngimi. Madje ata pajisën disa njerëz që morën pjesë në studim me një tub në hundë për të matur rrjedhën e ajrit nga hunda.
Matën gjithashtu edhe mbetjet kimike pas një dorështrëngimi, të cilat përmbanin kimikate që dërgonin sinjale shoqërore (acidet squalene dhe hexadecanoic.
Profesor Sobel thekson: "Është e ditur që dorështrëngimi gjatë një takimi përçon një sërë mesazhesh, në varësi të kohëzgjatjes së gjestit, forcës dhe pozicionit.
Argumentojmë se nëse mund të kemi evoluar duke i përçuar një sërë sinjalesh në mënyra të ndryshme njëri-tjetrit, kjo gjë i shërben akoma edhe sot e kësaj dite këtij qëllimi, megjithëse në nivelin e subkoshiencës."/psyblog/
Tags
gjuha e trupit