BE-Shqipëri, opozita nuk firmos rezolutën



Në Shqipëri, mosmarrëveshjet mes përfaqësuesve të shumicës dhe të opozitës, bënë që të dështonte miratimi i një rezolute të përbashkët në përfundim  të takimit të tetë të komitetit ndërparlamentar të Asocim Stabizilimit Shqipëri-BE
Në qendër të takimit ishte ecuria në përmbushjen e 5 përparësive kyce që Brukseli ka përcaktuar si kusht që Shqipëria të mund të hapë bisedimet për anëtarësim. Ndërsa një cështje tjetër ka qenë dhe ajo e procesit të dekriminalizimit të parlamentit, për të cilën palët politike në Shqipëri ranë dakort me marrëveshjen e dhjetorit të kaluar.


Bashkëkryesuesja e takimit eurodeputetja Monica Macovein, tha se tani pritej që “angazhimi i përbashkët të bëhet realitet”, duke i bërë më pas thirrje “të gjitha palëve që të mos përfshijnë në listat e kandidatëve për zgjedhjet vendore të qershorit persona me të kaluar kriminale”.

Në tekstin e projekt rezolutës prekej dhe cështja e akuzave të ngritura nga deputeti Tom Doshi. Zonja Macovein bëri thirrje për “një hetim të pavarur dhe të paanshëm” e që palët “të presin me durim rezultatin e tij”.

Por kjo pikë ishte dhe një nga kundërshtimet e përfaqësuesve të opozitës. Deputeti Aldo Bumci shpjegoi se deklarata nuk mund të ishte e përgjithshme, “përsa kohë për këtë ngjarje ka akuza me emër”, tha ai duke shpjeguar se ishte kërkuar që në tekst të përmendeshin personazhet konkretë. Gjithashtu opozita kishte propozuar që të përfshihej dhe cështje e spastrimeve në administratën publike apo dhe e ndërhyrjeve të njëanshme sipas tij të shumicës, “me ligje të vecanta për sistemin e drejtësisë ndërkohë që kërkohet një reformë gjithëpërfshirëse”, nënvizoi zoti Bumci.

Previous Post Next Post