Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot, datat e provimeve të infermierëve, lidhur me procesin e vlerësimit të njohurive dhe aftësive praktike të tyre. Testimi do të kryhet sipas kategorive dhe datave të mëposhtme:
Për personelin infermieror, të punësuar në shërbimin spitalor universitar, procesi i vlerësimit të kryhet në datat 28 shkurt 2015 dhe 01 mars 2015;
për personelin infermieror, të punësuar në shërbimin spitalor rajonal, proçesi i vlerësimit të kryhet në datën 06 mars 2015;
për personelin infermieror, të punësuar në shërbimin spitalor bashkiak, proçesi i vlerësimit të kryhet në datat 20 mars 2015 dhe 21 mars 2015.
Modeli i pyetjeve që do të jenë në testim, është bërë publik më herët nga gazeta “Shekulli”. Duket se fondi i pyetjeve, në një pjesë të madhe të tyre i përmbahet sjelljes dhe marrëdhënies infermier-pacient, por nuk mungojnë dhe pyetjet teorike që lidhen me dijet profesionale. Ndërkohë, ministria informoi gjithashtu se do të përjashtohen nga proçesi i vlerësimit për vitin 2015, kategoritë e mëposhtme:
infermieret (femra) lindur përpara datës 1 janar 1958;
infermierët (meshkuj) lindur përpara datës 1 janar 1953;
personeli infermieror, i licencuar nga Urdhri i Infermierit pas datës 1 janar 2014.
Testimi i personelit infermieror ka pasur kundërshti, madje edhe protesta, por Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur me vendosmëri, se testimi do të ndërmerret, dhe nga ai nuk duhet të frikësohet askush për vendin e punës.

Tags
sociale