Në edicionin e 65-të të festivalit të filmit në Berlin marrin pjesë 19 filma. Mes filmave që kanë tërhequr më shumë vëmendje dhe të vlerësuar më shumë nga kritika është prodhimi italian “Vergine Giurata”, “Burrneshat”, i regjisores Laura Bispuri, mbështetur në romanin e shkrimtares Elvira Dones, Hana.
Aktorja kryesore Alba Rohrwacher, portretizon Hanën, një vajzë shqiptare që ka bërë zjedhjen të jetojë si burrë në veri në Shqipërisë, duke ndjekur një zakon që i trajton gratë që vendosin të mos martohen dhe të mos kenë marrëdhënie me burra, si të barabarta me meshkujt nga statusi social.
“E kisha lexuar librin e Elvira Donesit mbi të cilin është mbështetur filmi. Por sigurisht që mësova shumë gjëra që nuk i dija, gjatë xhirimit të filmit”, thotë ajo.
Rizgjimi femëror i Hanës, që ka jetuar që nga mosha e adoleshencës si Mark, vjen kur ajo shkon në Itali tek e motra që ka emigruar që t’i shmanget një martese me mblesëri.
Filmi e trajton me ndjeshmëri dhe delikatesë transformimin e dytë të Hanës, në identitetin e lindjes dhe aktorja italiane Rohrwacher ka marrë vlerësime të shumta për interpretimin e saj të fuqishëm. Ajo ka fituar çmimin e aktores më të mirë në festivalin e Venecias për filmin “Zemra të uritura”.
Filmi me skenar të Bispurit dhe Françeska Manierit është një bashkëprodhim i Italisë, Zvicrës, Gjermanisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
Aty interpretojnë aktorët e Shqipërisë Flonja Kodheli dhe Bruno Shllaku dhe ato të Kosovës Luan Jaha dhe Ilire Celaj.
Sipas librit të shkrimtares Dones, Hana emigron në Shtetet Bashkuara. Libri i saj u botua në anglisht vitin që kaloi me titullin Sworn Virgin/VOA/.

Tags
Kulture