Zakonisht prindërit priren të harrojnë rëndësinë e vetëvlerësimit në jetën e fëmijëve të tyre. Fëmijëve nuk mund t'u zhvillohet inteligjenca apo talenti nëse u mungon vetëvlerësimi. Prandaj është e rëndësishme për prindërit që të ndërmarrin veprime konkrete në fazën e hershme të jetës së fëmijëve.
Ja 5 mënyra praktike në atë se si mund të ndërtojmë vetëvlerësimin tek fëmijët
1. Mos kini frikë të tërhiqeni
Përgjegjësia kryesore e prindërve është që të ndihmojnë fëmijët të bëhen kompetent dhe të kenë besim tek vetja e tyre. Kështu që herë pas here duhet të tërhiqemi dhe t'i lëmë fëmijët të provojnë përvojën e dështimit dhe zhgënjimit. Lërini fëmijët që të ndërmarrin rreziqe të shëndetshme dhe të zgjidhin problemet me mënyrën e tyre. Vendosuni qëllime reale fëmijëve tuaj. Sapo ata t'i realizojnë detyrat që u keni dhënë, është mirë që t'ua njihni e t'i përgëzoni.
Lërini të bëjnë zgjedhjet e tyre në fusha të ndryshme. Ndihmojini të kuptojnë që sapo fillojnë të bëjnë diçka, duhet t'i qëndrojnë deri në fund. Duke i lënë fëmijët të bëjnë zgjedhjet e tyre, ne i mësojmë ata rreth pasojave të zgjedhjeve të tyre.
2. Vlerësoni, mos mbivlerësoni
Vlerësimi bëhet çështje e mirë kur shihet nga perspektiva e zhvillimit të vetëvlerësimit. Ata e ndërtojnë vetëvlerësimin nga ndjenjat e dashurisë dhe sigurisë. Nga ana tjetër, atyre u duhet të ndërtojnë një kuptim real të aftësive dhe aftësive të tyre, pra që kërkon kohë që të zhvillohet dhe perfeksionohet.
Komplimentet janë të rëndësishme, por komplimentet e shumta bëhen problematike. Mbivlerësimi i fëmijëve tuaj do t'ua ulë nivelin e përpjekjeve, gjë që do bëjë që ata të mos përpiqen mjaftueshëm të arrijnë rezultate më të mira pas një dështimi.
Mbivlerësimi mundet gjithashtu të çoi në një tjetër problem - i bën ata të veprojnë në mënyra jo të natyrshme për t'u dukur të përkryer apo shumë të përkryer përgjatë gjithë kohës, dhe do përpiqen vazhdimisht të zhvillojnë këtë standard fals.
3. Lërini fëmijët që t'ju ndihmojnë në shtëpi
Fëmijët përfitojnë dhe zgjerojnë kompetencat e tyre nga të ndihmuarit e prindërve. Do të ishte një strategji e mirë t'i bëjmë ata që të na ndihmojnë në punët e vogla të shtëpisë, dhe gjithashtu i ndihmon ata të kuptojnë që kontributi i tyre është i dobishëm dhe i vlerësohet nga anëtarët e shtëpisë. Kërkojuni t'ju ndihmojnë ndërsa gatuani, pastroni apo shtroni një tavolinë. Madje mund të gjeni detyra apostafat për të vegjëlit.
4. Inkurajojini të zbulojnë dhe të ndjekin interesat e tyre
Sapo të zbuloni që fëmijët tuaj kanë një interes të veçantë, përpiquni t'i bëni të kryejnë ato punë për të cilat do t'u ndjenin të lumtur t'i kryenin. Kjo u jep atyre një sens të madh arritjeje, u jep një ndjenjë që ua zhvillon konsiderueshëm vetëvlerësimin.
5. Kritikoni veprimet, jo individin
Disa prindër priren të mbivlerësojnë, të tjerë të mbikritikojnë. Kriticizmi konstruktiv është i mirë, por duhet bërë në mënyrën e duhur. Në vend që ta kritikoni individin duke i thënë që "Ti je një fëmijë i keq", thojini "Ti e di që unë të konsideroj një fëmijë të mirë, prandaj mendoj se duhet ta kryesh mirë këtë detyrë".
Prindërit kanë ndikim të madh në vetëvlerësimin e fëmijës së tyre. Por përdorimi në mënyrën e duhur i ndikimit gjatë viteve të para të jetës së tyre, do t'i drejtonte ata në rrugën e duhur për t'u bërë adult të përgjegjshëm dhe kompetent./psychcentral/

Tags
Familja