Ekziston më shumë se një mënyrë për të kryer marrëdhënje seksuale jo fizike. Mund të kryejmë marrëdhënje seksuale në ëndërrat tona me një karakter përrallorë. Mund të kryejmë marrëdhënje seksuale me trupa yjor enigmatik, ose trupat enigmatik yjorë mund të kryejnë marrëdhënje seksuale me njëri-tjetrin. Gjithashtu mund të kryejmë marrëdhënje seksuale me një djall, ose qenie të ulëta vibratore. Por, mund të tejkalojmë totalisht kufijtë e botës fizike dhe jo fizike e të kemi një eksperiencë pabesueshmërisht të lumtur, që nuk i ngjan asnjë gjëje tjetër në botë. Më e mirë se çdo lloj seksi në botë.
Le të eksplorojmë secilën dhe të shpjegojmë çfarë është dhe si mund të arrihet.
Seks në ëndërr
Nëse jeni femër, seksi në ëndërr mund të bëjë që praktikisht të keni një orgazëm të vërtetë dhe të plotë. Ka të ngjarë të zgjoheni ndërsa jeni në kulmin e orgazmës, dhe të shihni trupin tuaj fizik duke përjetuar orgazmën.
Kjo gjë është më e ndërlikuar për meshkujt. Shpesh meshkujt raportojnë se zgjohen të erektuar nën një epsh ekstrem, por zakonisht nuk ejakulojnë në ëndërr apo ndërsa zgjohen.
Sidoqoftë, seksi në ëndërr mund të jetë një frustrim i madh. Shumicën e rasteve nuk të çon në kulm, kështu që zakonisht zgjoheni të zjarrtë, të mërzitur dhe të paplotësuar. Por gjithsesi është më mirë të përpiqeni.
Seksi yjorë truporë
Sapo të jeni jashtë trupit tuaj, fluturoni tek trupi i personit tjetër. Më pas, me dashuri të madhe, ëmbëlsi dhe respekt mund të mbivendosni energjinë tuaj mbi të personit dhe të hidhni mendimet seksuale mbi të, dhe partneri apo personi, ose do të ëndërrojë sikur po kryen marrëdhënje seksuale, ose thjeshtë do të zgjohet seksualisht pa e kuptuar në nivelin e ndërgjegjes atë çfarë po ndodh.
Nëse shoku/shoqja juaj është e arrirë në ëndërrat e ndriçuara, ky akt ka të ngjarë të nxisë ndriçimin. Ka të ngjarë që ai/ajo t'ju telefonojë në mëngjes për e t'ju thotë për ëndërrën e nxehtë që ka përjetuar me ju.
Faktikisht, kjo metodë nuk është plotësisht përmbushëse, pasi zakonisht, vetëm njëri nga ju është i/e ndërgjegjshëm se çfarë po ndodh.
Partnerët yjorë
Fiksoni që më parë një vendodhje dhe një kohë kur do të tentoni që të takoheni. Nëse njëri nga ju është më i/e mirë në projeksionin yjor, fluturoni në shtëpinë e personit tjetër dhe zgjojeni atë nga ana yjore, dhe më pas fluturoni të dy në destinacionin tuaj romantik. Sapo të jeni të gatshëm, thejshtë duhet që të shkrini së bashku energjitë. Lëshojani mendimet seksuale partnerit dhe do të nxisni një lëshin kënaqësie që do kumbojë tek vetja juaj energjike dhe ndoshta në trupin tuaj në shtrat. Është një kombinim i lumturisë dhe kënaqësisë fizike.
Seksi me djajt ose me qeniet më të ulëta vibratore
Këto qenie mund të vijnë tek ju në kundërshtim me vullnetin tuaj dhe praktikisht t'ju përdhunojnë. Nëse jeni ndjerë ndonjëherë të mbërthyer në gjumë në një gjendje paralize dhe ke ndjerë dikë që ju prek në pjesët tuaja delikate, dhe jeni zgjuar seksualisht, megjithëse të tmerruar, praktikisht jeni përdhunuar nga jashtë trupit. Kjo nuk është gjë e mirë! Ju duhet që urgjentisht të thërrisni ëngjëjt tuaj apo shpirtërat ose çfarëdo zoti për të cilin luteni, që t'i flakë këta qenie. Energjitë tuaja janë marrë në mënyrë të dhunshme nga ju. Mund të zgjoheni duke u ndier letargjik dhe kjo mund të zgjasë disa orë, derisa të rimerrni energjitë.
Fatkeqësisht, disa herë njerëzit përfundojnë në një marrëdhënje paralize me këto qenie. Kjo qenie ju jep një sasi të madhe kënaqësie (bëhet fjalë për më shumë kënaqësi se ç'mund të gjenerojë një qenie trupore normale njerëzore), dhe do ndiheni si të ishte e dobishme të shpenzonit pak energji për të përftuar këtë lloj lumturie, kështu që nuk rezistoni apo t'i largoni. Në fakt, ju i ftoni ata që të kthehen sërish "herën tjetër". Gjatë kohës, kjo çon në humbjen e një sasie të madhe energjie që mund të manifestohet si një apati ndaj botës së vërtetë apo dashurisë së vërtetë, duke shkaktuar depresion, ankth, dhe shpesh frikë dhe mendime vetëvrasëse. Për mos të përmenduar rrjedhjen e pjesëve të shpirtit ndaj një qenieje që nuk ka qëllime të mira.
Nëse jeni femër, të kryerit marrëdhënje seksuale me një djall apo qenie të tillë, bën të ndiheni sikur diksuh po ju simulon njëkohësisht çdo pikë të energjisë së shpirtit (chackras). Çuditërisht dhuron shumë kënaqësi, diçka që një qenie njerëzore e zakonshme nuk mund ta bëjë, kështu që mund të joshë shumë shpejt. Por shumë praktikantë të aspekteve shpirtërore sugjerojnë të bëhet kujdes dhe të shmanget ky lloj seksi parazit, për shkak se bën që të humbë shpirti.
Nëse e gjeni veten të mbërthyre nga një marrëdhënje seksuale me një qenie të tillë, duhet t'i kërkoni ndihmë kryeëngjëllit tuaj që ta ndërpresë sa më shpejt këtë marrëdhënje dhe t'ju mbrojë që të mos vizitoheni më nga djalli. Duhet t'i jepni fund kësaj marrëdhënjeje sa më parë të jetë e mundur, dhe më pas gjeni një shok në jetën e vërtetë që t'ju kënaqë.
Lumturia e kulluar universale
Metoda tjetër për të marrë kënaqësi jashtë trupit është lumturia e kulluar universale. Është shkrirja e shpirtit me dashuri. Nuk është i ngjashëm me seksin fizik. Është përtej çdo kënaqësie të njohur të formave fizike. Është thuajse e pashpjegueshme nëse nuk e keni ndjerë ndonjëherë, por imagjinoni të bëheni një me çdo gjë e të ndiheni totalisht të dashuruar, të lidhur, të përkujdesur dhe të lumtur. Mënyra për ta arrirë këtë, është duke shkuar në yje, duke arritur tek burimi, krijuesi dhe ndërgjegjja. Shkrirja është e përjetshme, e pavend dhe absolute. Ndoshta nuk do të donit t'u kthenit sërish tek trupi juaj, por duhet që të riktheheni. Nëse do ju jepet mundësia të përjetoni një gjë të tillë, do të mahniteni. Është diçka e rrallë. Shijoni eksperiencën!/Oculus News