Promovimi i vlerave turistike shqiptare, konferencë rajonale në Prizren


prizren3

prizren5
Në Prizren është mbajtur Konferenca Rajonale për Zhvillimin e Turizmit me temë: “Promovimi i destinacionit të përbashkët turistik të Rajonit të Prizrenit dhe të Shqipërisë”, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Turizmit të qytetit të Prizrenit.
Në këtë konferencë, krahas personaliteteve të pushtetit qëndror e vendor të Shqipërisë dhe Kosovës, morën pjesë edhe përfaqësues të agjensive turistike, hoteliere, sipërmarrës të tjerë turistik, përfaqësues të institucioneve akademike, të shoqërisë civile e më gjërë.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Kryetari i Komunës së Prizrenit, prof. Dr. Ramadan Muja, dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. prizren3

Ambasadori Minxhozi, tha se “jo rastësisht është zgjedhur Prizreni për organizimin e kësaj konference për vendosjen e urave të bashkëpunimit në zhvillimin e turizmit, sepse për një gjë të tillë ekziston potencial i jashtëzakonshëm nga të dyja anët e kufirit”.

Drejtoresha e Drejtorisë Qëndrore të Zyrës së Shërbimit Turistik, në Ministrinë e Zhvillimit Urban dheTurizmit (MZhUT), Majlinda  Hafizi, prezantoi mundësitë potenciale të bashkëpunimit institucional dhe real midis dy vendeve tona, bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit në fushën e turizmit,të nënshkruar nga ministrat e turizmit të dy vendeve më 6 shkurt 2014.

prizrenDrejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizëm në Prizren, Mensur Bytyçi, tha se ‘kjo ngjarje do të na mundësojë të gjithëve që të kemi një qasje sa më të duhur për të shfrytëzuar potencialet e jashtëzakonshëm që posedojmë për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në përgjithësi”.
Ndërkaq, kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka, tha se komuna që ai e drejton, është e gatshme që të thellojë bashkëpunimin për të joshur turistë nga Kosova, por inkurajoi edhe bizneset kosovare të afrohen sa më tepër në zhvillimin e sektorit të turizmit, sepse për një gjë të tillë, tha ai, tashmë ekziston edhe infrastruktura ligjore por edhe ajo rrugore, urbane etj.

Më pas pjesëmarrësit u organizuan në 3 sesione të ndryshme me përfaqsues të operatorëve turistik, institucioneve përkatëse dhe akademike.

Në pjesën e  parë të Konferencës Rajonale, përfaqësues të NJQV në Kosovë dhe Shqipëri të qyteteve Prizren, Shkodër, Lezhë, Velipojë, Shëngjin dhe përfaqësues të MZHUT-së dhe Ministrise së Industrisë e Tregtisë së Kosovës, prezantuan masat e marra për zhvillimin e një turizmi të qendrueshëm dhe gjithëvjetor, me qëllim promovimin e Turizmit  në nivel rajonal dhe ndërkombëtar si dhe masat e parashikuar për të ardhmen./a.t.sh./
Previous Post Next Post