Rezervat greke kanë pësuar humbje të reja, duke rënë për më shumë se 9 për qind, prejse qeveria e re ka bërë thirrje për rinegocim të ndihmës miliarda dollarëshe nga kreditorët ndërkombëtarë. Kryeministri Alexis Tsipras ka thënë se Greqia do të paguajë borxhin, porse do të negociojë kushtet me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. “Ne nuk do të hyjmë në përleshje shkatërruese, por as nuk do të vazhdojmë politikën e nënshtrimit”, ka thënë Tsipras duke iu adresuar takimit të parë të kabinetit që nga fitorja e së dielës.
Greqia, qysh në vitin 2010, ka bërë shkurtime të ashpra buxhetore në këmbim të ndihmës së negociuar me Bashkimin Evropian, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Qendrore Evropiane. BE ka paralajmëruar qeverinë e Tsipras që t’iu përmbahet angazhimeve të saj, në të kundërtën rrezikon të dalë nga Eurozona. Pas deklaratave të sotme të Tsipras, tregu ka rënë për 716 pikë. Bankat kryesore kanë humbur sot gati një të katërtën e kapitalizmit të tyre.

Tags
Ballkani