Në një intervistë telefonike për Top Channel, vetëm pak orë përpara zgjedhjeve të parakohshme në Greqi, ish-kryeministri Jorgos Papandreu, kreu i partisë më të re politike Lëvizja e Socialistëve Demokratë, bën një analizë të krizës që ka pushtuar vendin.
“Greqia ra në një krizë ekonomike, por unë besoj që arsyeja për këtë krizë ekonomike, është kriza politike. Çështja e riorganizimit të shtetit, lufta kundër korrupsionit, bërja e me shumë transparence, me shumë meritokraci.
Dhe këto çështje u bënë më të mëdha gjatë 10-15 viteve të fundit, kur Greqia u rrit. Dhe këto çështje nuk na u thanë ne. Kjo është arsyeja pse ne shkuam në krizë dhe u desh ndërhyrja e trojkës. Unë besoj që këto çështje u lanë mënjane nga Qeveria, por edhe nga partia e cila unë isha pjesë dhe nuk u përballën me to. Nëpërmjet kësaj unë mendoj qe ne duhet të përfshijmë qytetarët grek dhe të bëjnë ndryshme e për këtë arsye unë kam propozuar bërjen e një referendumi”, tha Papandreu.
I pyetur lidhur me përgjegjësitë e tij për krizën greke, Jorgos Papandreu shprehet: “Unë isha ai që do menaxhoja krizën e krijuar nga qeveria paraardhëse, sepse ata na lanë me një deficit prej 50.6 %, pothuajse dyfishi borxhit qe Greqia kishte. Gjithashtu ata falsifikuan statistikat në mënyrë qe ta mbulonin këtë gjë. Këto gjëra krijuan krizën. Sigurisht dhe me krizën e Eurozonës dhe atë botërore, te lidhura me krizën tone. Por unë isha ai që duhet të paguante faturën e përgjegjësive të gabimeve dhe dështimeve të të tjerëve. Por sigurisht, duke bërë këtë gjë, u desh që unë të bëja zgjidhje shumë të vështira, shkurtime shumë të vështira”.
Duke ju referuar sondazheve, të cilat nxjerrin fituese partinë radikale të majtë, Sirizia, zoti Papandreu shprehet se është skeptik për atë që mund të bëjnë, por nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit, në rast se kjo parti mbështet nismat e tij.
“Kjo është një pyetje e madhe. Ajo që po ndodh tani me Sirizen është shprehja e një vote proteste, kundër problemeve të 5-6 viteve të fundit. Por se çfarë do të ndodhë nëse Siriza vjen në pushtet, është me të vërtetë një pyetje e madhe dhe askush nuk është shumë i qartë. Prandaj edhe unë kam thënë që ne na duhet një referendum, sepse çfarë do diskutimi është bërë mes Greqisë dhe Bashkimit Europian, qytetarët grekë duhet të firmosin dhe të votojnë për të”, tha Papandreu.
Si një nga figurat më të njohura të politikës greke, i pyetur për marrëveshjen detare mes dy shteteve, ai është shprehur se zgjidhja e saj i shërben të dy vendeve. “Siç ju e dini ka pasur një marrëveshje e bërë nga qeveria paraardhëse, e cila është ndryshuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Ne shpresojmë që do të jemi në gjendje ta finalizojmë atë marrëveshje dhe të aplikohet nga të dy vendet. Mendoj që këto çështje duhet të shikohen përsëri si një situatë fituese për të gjithë dhe jo si një situatë e pazgjidhshme. Nga pala greke kjo marrëveshje konsiderohet si e realizuar. Ka disa pika për të cilat kërkohet rinegocimi, por unë besoj që të dyja palët duke punuar bashkë mund të gjejnë një rrugëzgjidhje për këtë çështje, sepse në fund është në interesin e të dy palëve që të jemi në gjendje të përdorim zonat tona ekskluzive Ekonomike”, theksoi Papandreu.
Përsa i përket Çështjes Çame, ish-kryeministri Papandreu e ka quajtur atë një histori të dhimbshme për të dy vendet dhe sipas tij, nuk duhen të ndizen flakët e dhimbjeve, por duhet mësuar prej tyre.
“Së pari, kjo është një çështje historike, e cila ka qenë shumë e dhimbshme për të dyja palët. Gjëja e parë që ne duhet të bëjmë fillimisht është ajo, se ne nuk duhet të ndahemi dhe të krijohen shumë probleme dhe shumë dhimbje për të dyja palët. Ne tashmë jemi shumë breza larg asaj dhe duhet ta shikojmë nga këndvështrimi historik nën dritën e marrëdhënieve të reja shqiptaro-greke. Ne nuk duhet të ndezim flakën e dhimbjeve dhe plagëve të së shkuarës, por natyrisht ne duhet të mësojmë prej tyre, pra siç theksova jo t’i hedhim zjarrit benzinë. Duhet të shohim dhe çështjet ligjore. Nga eksperienca ime, Greqia gjithmonë ka thënë që këto çështje mund të dërgohen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, për të cilat Greqia ka qenë gjithnjë një zbatuese e rregullt e vendimeve të kësaj gjykate”, theksoi Papandreu.
Jorgos Papandreu, i njohur për politikat e tij pro- shqiptare gjatë qeverisjes së tij, ka shprehur besimin se shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe që kanë të drejtë vote, do ta mbështesin atë, duke premtuar se do vijojë të jetë një nga mbështetësit me të mëdhenj të shqiptareve që jetojnë në Greqi.
24 janar 2015 (gazeta-Shqip.com)/TCH
Ky shkrim Papandreu: “Deti” mund të rinegociohet, Çamëria i përket historisë u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Tags
Ballkani