Zjarrfikësit dhe hehtuesit italianë e kanë gjetur kutinë e zezë, në anijen transportuese, Norman Atlantic, e cila para disa ditësh ishte përfshirë nga zjarri.
Hetuesit italianë thanë sot se shpresojnë se të dhënat e incizuara në kutinë e zezë, do të mundësojnë të zbulojnë se çka e ka shkaktuar shpërthimin e zjarrit, nga i cili janë vrarë së paku 11 vetë në anije.
Kjo anije është tërhequr nëpër Detin Adriatik dhe më 2 janar është ankoruar në portin italian, Brindizi.
Komandanti i zjarrfikësve në Brindizi, Michele Angiuli, tha se është shumë herët të dihet se a ka ende trupa të pajetë në anije, në të cilën zjarri ende nuk është shuar.
Zjarri e përfshiu anijen më 28 dhjetor, derisa ajo lundronte nga Greqia për në Itali, me 477 njerëz në të.
Sipas autoriteteve të Greqisë, 19 vetë ende konsiderohen të zhdukur.
Tags
aktualitet